Ekziston në botë një lloj domate shumë pak e njohur dhe e çuditshme, por që i bën mirë shëndetit tonë. Bëhet fjalë për ‘Indigo Rose’, një lloj varieteti domatesh me ngjyrë violë e errët, pothuajse e zezë.
Në brendësi janë pothuajse si domate normale. Këto domate përmbajnë antioksidantë të llojit “anthocyanins” dhe mendohet se ndihmojnë në luftimin e sëmundjes së kancerit, diabetit dhe mbipeshës.