• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mërzitur pse po u realizohet para kohe programi

by Mero Baze
03/02/2025 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se i ka vjedhur idenë për shkollat 9-vjeçare me drekë, ku fëmijët do të qëndrojnë për studim në orët e pasdites deri në orën 16:00. Si provë, ai ka paraqitur një deklaratë të tij në qershor të vitit 2024, ku kërkon që shkollat 9-vjeçare të jenë me drekë dhe premton se këtë do ta realizojë partia e tij, Demokratike Euroatlantike.

Me të njëjtën egërsi ka reaguar edhe Adriatik Lapaj, i cili pretendon se Edi Rama i ka kopjuar programin e partisë dhe i ka marrë idenë për shkollat me drekë.

Sikur të mos mjaftonin këta të dy, edhe Arlind Qori ka akuzuar Erion Veliajn se, duke u dhënë të gjithë pensionistëve të Tiranës abone falas, i ka vjedhur idenë për pensionistët. Siç e shihni, radhët për të marrë abonetë falas ia kalojnë radhëve të pensioneve.

Pas akuzave të rënda që opozita ka bërë ndaj qeverisë Rama për korrupsion dhe vjedhje fondesh, kjo valë e re e akuzave për vjedhje idesh është më simpatike.

Është simpatike, sepse, për shkak të vizibilitetit të lartë që ka Edi Rama në opinionin publik, kjo është një rast i mirë që edhe këto parti të tjera të tregojnë pjesë nga programi i tyre, duke u përplasur me Edi Ramën. Përndryshe, idetë e tyre mund të mbeten në program dhe askush të mos i marrë vesh.

Unë, për shembull, jam mbështetës i Lulzim Bashës, por nuk e kam pasur mendjen kur e ka thënë këtë premtim. Ndoshta ngaqë nuk kam më fëmijë në shkollë.

Adriatik Lapajn e kam shumë të fiksuar si njeri të inatosur me qeverinë, që bërtet shpesh. Po të isha nxënës, nuk do ta kisha dëgjuar këtë premtim, se do të kisha futur kokën poshtë bankës nga frika e të bërtiturave të tij.

Por e besoj që e ka shkruar në program.

Arlind Qorin e besoj plotësisht që do t’ua japë çdo gjë falas pensionistëve, sepse beson se ata janë të vetmit që ruajnë të paprekur nostalgjinë e kohës së komunizmit në Shqipëri.

Por nuk e kuptoj pse janë xhindosur që Edi Rama po e bën realitet ëndrrën e tyre. Sepse Edi Rama nuk po e premton. Po e bën. Pensionistët po udhëtojnë falas në autobusë. Nxënësit do të fillojnë të kenë shkolla me drekë.

Nëse ata vërtet ua duan të mirën nxënësve dhe pensionistëve (sidomos pensionistëve), duhet të gëzohen që qeveria po i bën realitet ëndrrat e tyre dhe që pensionistët nuk do të presin derisa të fitojë Partia e Arlind Qorit që të udhëtojnë falas, pasi ndërkohë po udhëtojnë falas. Dhe as nxënësit nuk do të presin që Lapaj apo Basha të bëjnë koalicion për të mundur Ramën që të hanë drekë falas në shkollë.

Ata mund të deklarojnë të qetë në fushatë që Edi Rama ka përmbushur disa pika të programit të tyre. Kjo tregon se ata përputhen në disa pika, por këto idetë e shërbimeve sociale në qytet nuk janë as ide të reja, as ide të patentuara nga disa djem të rinj që duan të hyjnë në politikë në Shqipëri. Janë ide që kanë më shumë se 60 vjet që qarkullojnë dhe zbatohen në Perëndim.

Kështu që nuk mund të kërkojnë të drejta autori. Thjesht mund të falënderohen si mbështetës të projektit të qeverisë për nxënësit dhe pensionistët. Dhe deri më 11 maj mund të ketë edhe pika të tjera të programit që mund të përputhen me ato të qeverisë Rama. Kështu që mund të kenë edhe raste të tjera për t’u gëzuar.

Pastaj, më 11 maj, çfarë të kenë, të kenë. Po të paktën të jenë të qetë për nxënësit dhe pensionistët që i kanë merak.

Next Post
“Berisha ka humbur ekuilibrin”, Ngjela: SPAK-un e drejton Uashtingtoni! Dosjet janë në duart e…

Zgjedhjet e 11 majit/ Ngjela: Berisha s’fiton dot duke qenë ‘non grata’ nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In