• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të merresh me këtë opozitë, është humbje kohe

by Artur Ajazi
13/01/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Në çdo vend me opozitë konstruktive, gjithçka shkon drejt normalitetit. E kundërta ka ndodhur  dhe vazhdon të ndodhë në Shqipëri. Sidomos, kur opozitën e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë, e njëjta dhe e vetmja parti. Ka 3 dekada që media, shoqëria civile, strukturat e pavarura dhe institucionet e varura nga zbatimi ligjit,merren me  opozitën e të “marrit”, ndjekin hapat dhe veprimet e tij, protestat dhe luftën e brëndshme, citojnë deklaratat dhe ultimatumet e tij. Por  sikur të mos mjaftonte kjo, edhe faktori ndërkombëtar,ka qenë dhe është i angazhuar maksimalisht në mbajtjen konstante të veprimtarisë antiligjore të kësaj opozite. Duke ndarë anët që e mbështesin  dhe anët që e kundërshtojnë atë, mendoj se shumica anon nga pozitiviteti. Askush nga ne, nuk dëshiron të shohë një opozitë që del kundër reformave, që del kundër miratimit të ligjeve shumë të rëndësishme në Parlament, askush nga ne nuk dëshiron që opozita të udhëheqë turmat e eksituara duke djegur  institucionet dhe plagosur uniformat e shtetit. Mbetëm duke u marrë me të marrët, me të llastuarit, me ata që kanë mbushur thasët me milionat tona, dhe sot paguajnë mitingashët, mercenarët, mediat, avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët. Të merresh për 30 vjet rresht me të marrët, është një  humbje kohe e pafalshme. Ky vend ka humbur shumë, duke u marrë me të marrosurin, dhe ata që i shkojnë pas atij. Dhe të tillë ka sa të duash në opozitë. A thua është “aftësia” e të marrit, që  ka mbledhur dhe vazhdon të mbledhë rreth vehtes të marrët e tij ? Por ja që kjo ndikon edhe në jetët tona. Kanë lindur fëmijët në 1992, janë rritur, janë bërë prindër, dhe sërish u duhet ti shpjegojnë fëmijëve të tyre, se “jetojmë në kohën e marrëzisë së një njeriu që nuk ikën nga skena, nga ekranet, nga bulevardet”. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Një i marrë, ka marrë peng gjithë qetësinë, rehatinë, dhe mbarëvajtjen jetësore të shqiptarëve. Ai kërkon sërish partinë, çiflikun e tij, ai kërkon sërish rrëmujë, kaos, të shtëna armësh, të plagosur, ambulanca dhe zjarrëfikëse që turren të shpëtojnë njerëzit, viktimat. Dhe pse, sepse nuk po arrin të bëhet  shteti ligjor. Në çdo vend, i marri dhe të  marrët, izolohen, hetohen, dënohen. Eshtë prekje e lirive dhe të drejtave të shumicës, në rast se dikush ngrihet dhe shkakton trazira, apo dhe që deklaron se “kam nisur revolucionin tim”. Dhe si me magji, (veç të marrëve të tij) pas i shkon edhe një pjesë e mediave, me pretendimin se “ai përbën lam”. Eshtë e trishtë, të mendosh se një familje me 5 apo 7 anëtarë që ka mbetur mes rrugëve pa strehë, pa punë, pa bukë, pa ndihmë, nuk përbën lajm, dhe përbën “lajm”, turma e të marrit, apo thirrja e tij për revolucion. Shqiptarët janë aq të lodhur, sa që lajme me “të marrë”, dhe njerëz që u kujtojnë skena krimesh, nuk  duan ti shohin më. Por ja që, paratë e fituara nga pushteti nuk mbarojnë kurrë.Ato janë para pronash të vjedhura, para tenderash, para trafiqesh dhe kontrabande, dhe sot më shumë se kurrë, është momenti të derdhen lumë. Eshtë koha të mbahen me para mediat që të pasqyrojnë takimet dhe revolucionin e tij, është koha që me para të  mbushen sheshet  dhe oborri  partisë, derisa selia ti “kthehet të zotit”. Të merresh me këtë “opozitë”, është të humbësh kohën dhe trenin për të Europë, të cilin i marri, kërkon ta humbasin gjithë shqiptarët.

Next Post
‘Përfitonin 500 deri në 300 mijë euro për falsifikim dokumentesh’/ Goditet grupi nga Lezha në Tiranë e Elbasan. 4 në pranga

'Përfitonin 500 deri në 300 mijë euro për falsifikim dokumentesh'/ Goditet grupi nga Lezha në Tiranë e Elbasan. 4 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In