• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mendosh si “demokrat”, dhe të jetosh si kapitalist

by Artur Ajazi
08/08/2020 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Pothuajse çdo ditë, liderët e ish-opozitës së vjetër, po zbulohen se paskëshin patur pasuri të madhe, aq sa edhe në kohë pandemie, atyre nuk u rreshten shpenzimet e luksit. Ata që sot tundin me të madhe kartën e “populizmit” dhe çirren se “janë për popull, mendojnë për popull, duan demokracinë dhe jo diktaturën”, qenkëshin mendësisht vërtetë “demokratë” por jetesën e bëjnë si kapitalistë. Dhe jo thjesht kapitalistë të zakonshëm, por nga ata që blejnë dhe shesin aksione, vila dhe makina të shtrenjta çdo 6 muaj apo dhe çdo 1 vit. Në Partinë Demokratike, ka kohë që motua “mendo si demokrat, dhe jeto si kapitalist” është refreni  i elitës dhe ajkës drejtuese së asaj partie, e cila duket se garon me pasuri me biznesmenët e vërtetë që paguajnë taksat dhe tatimet rregullisht në shtet, dhe që janë më të sulmuarit prej tyre. Edhe pse në opozitë të gjatë (madje edhe pse koha u premton një tjetër kohë të gjatë pa pushtet) edhe pse në kohë krize dhe pandemie, si për habi, pasuria e 2-3 emrave të përveçëm në SHQUP, sa vjen dhe rritet, sa vjen dhe bëhet edhe më e larmishme, më e pashpjegueshme se si, një politikan (apo njerësit e tij) arrin të blejë-shesë, apo dhe hapë  dhe zgjerojë biznese, duke lëvruar në banka miliona euro. Ata krahas “punëve të mëdha” që kanë me programet e partisë, me parafushatën elektorale, krahas dëshirave  që kanë, apo dhe premtimeve që po u bëjnë shqiptarëve se “shtatori muaj sulmi elektoral, pergatitemi për fitoren e madhe”, kanë nisur të rinovojnë vilat, pallatet, zyrat, makinat, kanë nisur të bëjnë lobingje jashtë vendit duke  parapaguar shuma të mëdha, kanë nisur madje të joshin edhe firma dhe kompani private  në Shqipëri, duke u “zbritur hënën në tokë”, dhe duke u premtuar se “në 2021 Rama ikën, pushtetin e marrim ne”. Pra, “ne jemi demokratë, mendojmë për popullin, por jetojmë si kapitalistë, sepse na takon, e meritojmë”. Gjithë  senteza e parafushatës së ish-opozitës së vjetër përmblidhet në tre fusha, premtimet, zhgënjimet, mohimet. Do të futen në fushatë me listat e mbushura me emrat e “rinj”, do të zhgënjehen nga vota e shqiptarëve, dhe do ti mohojnë rezultatet e zgjedhjeve, pasi nuk kanë mënyrë tjetër, si të justifikojnë  blerjet e mëdha, shpenzimet marramendëse, lobimet e pajustifikuara. Paryshim që justifikimi më i mirë për ç’ka blejnë-shesin, apo dhe për rritjen e pasurisë tyre, është sulmi, shpifja, fabrikimi  dhe montimi fakteve mashtruese, dhe asnjëherë përgënjeshtrimi  për skandalet e publikuara, madje edhe nga mediet e tyre. Ata sot janë  në luftë me vehten, në luftë me fatet e shqiptarëve, dhe po bëjnë të pamundurën të  proklamohen  si “fitimtarët e nesërm”. Ata shpesh pësojnë ndryshime  apokaliptike në mënyrën si reagojnë dhe shprehen në publik, aq sa ndjekësit e tyre  fanatikë, dyshojnë se janë vërtetë demokratë, apo thjesht eksperimentues të metodikave  të një kapitalizmi mashtues. Propaganda e hershme e SHQUP-it, ka qenë sa imponueseaq edhe zhgënjyese për anëtarësinë në bazë, aq sa kishte prej tyre që “digjeshin në furrë për liderin historik” dhe kurrë nuk do ta besonin se do të vinte një ditë të zhgënjeheshin prej  tij. Dhe historia vazhdon, siç  ka qenë, është, dhe ashtu do të jetë në partinë e “demokratikasve” që akoma turren  pas të Madhit, edhe kur  ngatërron  tabelën e shumëzimit apo dhe  çmimet  e shitjes me pakicë, por  kurrë  çmimet  e vilave, makinave, apo dhe  vlerën e lobimeve për një foto të vetme përtej Atlantikut.

Next Post
‘E masakruan 27 herë me thikë’/ Detaje nga vrasja e 22-vjeçarit, Policia: Natën e krimit ai dhe autorët…

‘E masakruan 27 herë me thikë’/ Detaje nga vrasja e 22-vjeçarit, Policia: Natën e krimit ai dhe autorët…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

November 11, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Edhe Kuvendi kërkon më shumë para, i duhen edhe 416 mln lekë shtesë! Nga AI, te librat me ligjet e BE-së për deputetët

November 11, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Votimi dhe numërimi elektronik nuk ndryshon në 9 maj! Celibashi: Mungon vullneti politik nga opozita

November 11, 2026
Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

November 11, 2026
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin

November 11, 2026
Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In