• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mbytesh në një pellg uji, thjesht nga zakoni i gënjeshtrës

by Mero Baze
28/10/2019 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka një lehtësi të padurueshme për të gënjyer për çdo gjë, dhe në këtë rast dhe për shtëpinë e vet. Lajmi se ai është zhvendosur të jetojë në një nga zonat rezidenciale luksoze të periferisë së Tiranës ka ditë që qarkullon, por sot e kishin botuar shumë portale.

Nuk është se ngjall ndonjë kuriozitet të madh, pasi nuk ka ndonjë njeri pritshmëri, që Lulzim Basha të sillet si politikan asket.

Ai hyn tek ata politikanë që kanë deklaruar miliona euro sa kanë futur këmbët në qeveri dhe nuk është se trondisin njeri me shifrat e pasurisë. Ai po hetohet për lekë në tre kontinente, nga Rusia në Tiranë e Uashington.

Ajo që është e patolerueshme në të vërtetë, ka të bëjë me lehtësinë me të cilën ai, më shumë ngjall dyshime, se sa përgënjeshtron.

Ai mund të na e kishte kursyer njoftimin e sotëm për shtyp, ku rreket të përgënjeshtrojë lajmin, se ka blerë dy vila së bashku me kunatin e vet tek rezidenca në fjalë.

Mund të na e kursente, pasi në vend që të na mbushte mendjen që nuk ka blerë vilë, po na mbush mendjen që vila nuk ka pishinë dhe se sipërfaqja është më e vogël, se ajo që ka tek pallati.

Në të vërtetë, paqartësia me të cilën përgënjeshtron, e bën shumë bindës lajmin, si të vërtetë. Por për t’i ardhur në ndihmë, nëse kërkon të na mbushë mendjen, mund të na shpjegojë disa detaje të cilat mund t’ia mbyllin gojën shtypit.

E para, ka të bëjë më dëmtimin e shtëpisë së tij nga tërmeti. Në fakt, tek rubrika ime e humorit, dy orë më parë, kam shkruar pikërisht këtë gjë, që Lulit i është prishur shtëpia nga tërmeti, ndaj ka ikur.

Dhe ka vite që kjo parti të tejkalon dhe fantazinë e humorit, pasi ai pikërisht pas dy orësh ka thënë këtë arsyetim. D.m.th që ka ikur nga pallati, se është dëmtuar nga tërmeti.

Në këtë rast na duhen disa info shtesë. A e ka deklaruar dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti pranë Bashkisë? Nëse jo, ka kryer një krim, pasi dëmtimet janë një dokumentacion që i shëbrejnë të ardhmes së sigurisë së banorëve të pallatit.

Nëse ke filluar t’i riparosh dëmtimet, a ke marrë leje në Bashki dhe a ka projekt konstruktori për ndërhyrjet?

Nëse jo, je duke kryer një krim dhe për këtë duhet të përballesh me ligjin.

Dëmtimet janë në strukturën e pallatit ekzistues, apo në shtesën që ke bërë pa leje bashkë me kunatin?

Për çdo detaj duhet të raportosh, pasi je duke fshehur probleme që mund të përsëriten tek qytetarët e tjerë në atë territor.

Kaq, sa për gënjeshtrën e tërmetit.

Lidhur me dy vilat ku banon bashkë me kunatin dhe vjehrrin, që nuk i ndan dot, duhen më shumë hollësi.

E besoj që mund të mos keni bërë ndonjë  akt blerje, pasi është në stilin e shumë politikanve që kanë vila në emër të kunatit, vjehrrit, apo familjarëve të tyre. Kjo nuk na çudit.

Nëse e ke me qira, duhet të tregosh se kujt ja ke marrë me qira, kontratën e qirasë, dhe shlyrjen e detyrimeve fiskale.

Se me qira e ke dhe makinën e biznesmenit nga Elbasani, që fitonte tendera në Bashkinë e Tiranës e të bëhej kumbar i vajzës, por rezulton e blerë prej tij e dedikuar për ty dhe akoma në përdorim tënd, edhe pse ai ka ndëruar pronësinë e qiradhënësit.

Pra i bie që ti ke rënë në dashuri me një Benz 100 mijë euro dhe pavarësisht se Benz-it i ndërrohen pronarët me letra, atë e mban ti me “qira”.

Kështu kam frikë se do të ndodhë dhe me vilat.

Tregoje këtë kontratë meqë i hyre transparencës si detit në këmbë, dhe rri i qetë. Ne pastaj do të shikojmë kush do ta përdorë këtë shtëpi, pasi të rregulosh ti apartamentin e dëmtuar nga tërmeti dhe sa do të ketë qiranë ai tjetri, në raport me ty.

Nuk do ta lëmë si me pallatin ku ke ashensor te dedikuar dhe një shtesë kati pa leje, që nuk e sqarove kurrë.

Së fundmi, mos u nxito për pishinën, nëse ka apo jo. Se e ke nga pjesa e pasme. Ndoshta ngaqë fle herët e zgjohesh vonë, se kë vënë re, se është dhe ftohtë, por mund ta përdorësh.

Sidoqoftë, këtë të pishinës jemi gati të ta quajmë si të vërtetë dhe mund ta përgënjeshtrojmë. Por duhet të na tregosh gjithë detajet e tjera për të na bindur.

Dhe problemi është se kemi kohë plot e presim, se aty ke për të qëndruar gjatë. Mos u mbyt në një pellg me ujë me gjithë këto gënjeshtra për një pishinë, se nuk ka gjë më të gjatë se gjërat e përkohshme.

Next Post
Ish-këshilltari i Trumpit nuk dëshmon në hetimet për shkarkim të presidentit

Ish-këshilltari i Trumpit nuk dëshmon në hetimet për shkarkim të presidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In