• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mbrosh humbjen!

by Mero Baze
19/04/2018 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në industrinë e basteve sportive, ekziston një formë  e mbrojtjes së bastit, duke vënë një bast tjetër kundër tij, me shansin që të mbrosh lekët e tua. Kur nuk je i sigurt sa del rezultati i asaj që kërkon të fitosh, merr masat që të mos humbasësh gjithçka.

Kjo është ekzaktësisht ajo që po bën Lulzim Basha sot mbasdite, me statutin e Partisë Demokratike. Edhe pse ai statut nuk ka asnjë pikë vlere, pasi ka një jetë të tërë që nuk e lexon njeri çfarë thotë, edhe pse së fundmi është përçudnuar nga vetë Lulzim Basha kur zgjodhi listën e deputetëve, tani ai ka vendosur ta shpallë atë aset personal dhe ta përdorë për të mbrojtur veten.

Përballë bastit të madh për të cilin e kanë ngarkuar demokratët të luajë kundër Edi Ramës dhe të fitojë, ai po vë një bast tjetër fshehurazi si skuth, duke ndryshuar statutin, që në rast humbje, mos të humbasë gjithçka.

Ky është fenomeni i mbrojtjes së humbjes, që në këtë rast është mbrojtje e humbjes elektorale, me statut.

Në një sallë të braktisur nga shumica politike e PD-së tradicionale, dhe vetë Sali Berisha, me një tufë anonimësh që ka sjellë vetë në PD nga kompanitë e kunatit të vet, ai po bën një gjë e cila i dëshpëron demokratët më shumë si humbje shprese, se sa si ndonjë hile kundër tyre. Ata dhe mund ta falin Lulzim Bashën po humbi, se ndoshta Salianji dhe Klevesi u duken më budallenj. Ata ndoshta as e shkojnë në mendje fare se çdo bëhet me Bashën po humbi zgjedhjet, pasi ata besojnë më shumë se Basha, se zgjedhjet mund të fitohen.

I vetmi në atë seli që e di se zgjedhjet nuk fitohen, është Lulzim Basha, dhe ai po merr masa të ruajë bythën e vet.

Të tjerët mendojnë se Lulzim Basha është duke rregulluar statutin dhe të demokratizojë partinë, duke e hapur atë, kurse ai po merr masa jo vetëm ta mbyllë partinë, por të mbrojë dhe veten nga kundërshtarët në parti.

Kjo që po ngjet sot është dëshpëruese pikërisht për disfatizmin që mbjell Lulzim Basha dhe aftësinë e tij të rrallë për t’i bërë të gjithë njerëzit e pashpresë. Dhe në kulmin e dëshpërimit të të gjithëve, në ditët kur demokratët nuk kanë asnjë ide si mund të dalin nga spiralja  e humbjeve ku i ka futur ai, Basha tregohet krye-cinik duke i thirrur një mbasdite në zyrën e SHQUP të votojnë ndryshimet, që në rast humbjeje, ai të mos iki. Bëjani këtë nder dhe në rast humbje i thoni: Mos ik! Ikni ju prej tij.

a.ç

Next Post
Horoskopi erotik, zbuloni dobësitë dhe shijet e çdo shenje

Disa shenja horoskopi nuk shkojnë, lidhjet janë të destinuara të dështojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In