• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të martosh vajzën me dhunuesin e saj”, Ina Kollçaku: Baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje

by A R
13/10/2022 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tragjedi e ndodhur mesditën e të mërkurës në qytetin e Klosit, ka tronditur mbarë opinionin publik. Si pasojë e një konflikti mes fëmijësh, kanë mbetur të vrarë 3 persona e 2 të tjerë të plagosur. Djali 17-vjeçari Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrare ne një nga rrugicat e qytetit. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.

Përveç bilancit tragjik të ardhur nga kjo histori, ajo që mbetet tronditëse është se edhe sot e kësaj dite është e lehtë të merret jeta e një të mituri vetëm për shkak të “moralit”, apo po për hir të këtij të fundit, vajzat të detyrohen të martohen apo fejohen me atë që mund të jetë dhunuesi i tyre. Psikologia Ina Kollçaku, u shpreh se prindërit e kanë më të lehtë të pranojnë që vajza edhe t’u hedh valium, e të hidhet nga dritarja, se sa vajza të marri leje për të dali nga shtëpia, mjafton që ata të mos kenë dijeni se çfarë po ndodh.

Ina Kollçaku: Ajo që mua më bezdisi më shumë dhe më bëri përshtypje ishte fjalia e të vëllait  të personit që kreu vrasjen, i cili tha se i ati kishte thënë “o merre për nuse…”. Çfarë do të thotë kjo? Ne kishim një problem shantazhi, ai realisht mendonte se kishte një shantazh. Çfarë do të thotë kjo? Ti je dakord të martosh vajzën tënde me një dhunues psikologjik, emocional, vetëm se foli. Nëse martohet është në rregull dhe do ishte në rregull nëse do ishte vazhdueshëm në atë shantazh emocional dhe psikologjik. Kjo do të ishte gjëja më e ndershme që mund të bënte personi në atë rast? Kjo nuk më “ndejti” mirë dhe mendoj se kjo është problematika reale, të parit e nderit në formë seksuale. Kur vjen puna te tema që  kanë të bëjnë me seksin, personazhet që e bëjnë kanë një sulm të përditshëm dhe nuk është komode të flasësh në  televizion. Çfarë kam vënë re në rrethe, prindërit e kanë më të lehtë të pranojnë që vajza edhe t’u ketë hedhur valium e të jetë hedhur nga dritarja, se sa vajza të marrë leje për të dalë nga shtëpia. Mjafton që ata të mos kenë dijeni se çfarë po ndodh.

Rudina Magjistari: Jeta nuk ka rëndësi. Kjo është shumë egoiste. Nuk është punë nderi. Është egoiste.

Ina Kollçaku: Fakti që nëse një dhunues, që dhunon vajzën tënde është në rregull dhe nuk “e vrasim”, kjo është më e trishtueshme se e gjithë ngjarja, kjo është e papranueshme. Sot e kësaj dite, baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje, mjafton që vajza të fejohet e të martohet. Kjo është një dramë e madhe.

/a.r

Next Post
Kush do ta hapë ceremoninë e Kupës së Botës, Dua Lipa apo Shakira? Garë e fortës mes dy këngëtareve

Kush do ta hapë ceremoninë e Kupës së Botës, Dua Lipa apo Shakira? Garë e fortës mes dy këngëtareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In