• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Të martën takimi në Bruksel, Kurti: S’do lejoj krijimin e Republika Srpska në veri të Kosovës

by Java News
01/05/2023 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka këmbëngulur se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Srpskas në veri të Kosovës. Këtë deklaratë, Kurti e bëri në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina” gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Një ditë para takimit në Bruksel, Kurti tha se është në dijeni se do pritet të prezantohet draft-statuti i Asociacionit, por thekson se ende nuk ka asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Ai thotë se do ishte më e ndershme nëse ky propozim do i prezantohej fillimisht në Prishtinë, e më pas në takimin që pritet të mbahet në Bruksel.

“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shohë se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë nëse do të ma paraqitnin fillimisht në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që ajo që është rënë dakord tashmë më 27 shkurt në Bruksel është përmbushur ekzistimi i një niveli të duhur të vetëmenaxhimit të komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e minoriteteve.” – ka thënë ai.

Kurti shtoi se nëse do e pranonte një gjë të tillë, atëherë do duhet që të shkelte Kushtetutën e Kosovës.

“Megjithatë, vendi ynë është një vend normal demokratik që u jep të drejta individuale dhe të tjera qytetarëve të tij, por nuk lejon territorizim në bazë etnike, sepse është kundër demokracisë dhe republikës. Sovraniteti dhe integriteti territorial është diçka që nuk guxon të cenohet. Unë dua marrëdhënie normale me Serbinë, marrëdhënie evropiane, marrëdhënie të mira fqinjësore. Mbrojtja e minoriteteve është e rëndësishme për ne. Por ne nuk mund t’i japim pushtetin ekzekutiv komunitetit lokal sepse pushtetet ekzekutive i përkasin Qeverisë dhe komunave.” – është shprehur Kurti.

Në takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit është konfirmuar dhe se draft-statuti i Asociacionit dhe deklarata për të pagjeturit janë dy temat kryesore të takimit. Për Kurtin, pika e dytë duhet të jetë kryesorja.

/s.f

Next Post
Vdes papritur në moshën 46-vjeçare kuzhinieri i famshëm, shtyhet MasterChef Australia

Vdes papritur në moshën 46-vjeçare kuzhinieri i famshëm, shtyhet MasterChef Australia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In