• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të marrim Kievin dhe Odesën”, hyrja e trupave ukrainase në Rusi, Moska kërkon hakmarrje

by A R
08/08/2024 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendja e emergjencës u shpall në rajonin e Kursk në Rusi, teksa një sulm i rrallë ndërkufitar nga trupat ukrainase, vijoi edhe përgjatë së mërkurës.

Guvernatori në detyrë rajonal Alexei Smirnov, tha se lëvizja ishte e nevojshme për të eliminuar pasojat e hyrjes së forcave armike në rajon. Autoritetet ruse thanë se të paktën 5 civilë ishin vrarë dhe 31 të tjerë ishin plagosur 3 prej të cilëve fëmijë, që prej nisjes së inkursionit. Putin e cilësoi mësymjen si një akt të rëndë provokues.

Mëngjesin e së martës, rreth 1 mijë trupa ukrainas, bashkë me 11 tanke e më shumë se 20 mjete të tjera të blinduara luftarake, hynë në Rusi, pranë qytezës së Sudzha. Luftime u raportuan në një numër fshatrash, me autoritet lokale që u bënë thirrje banorëve të kufizojnë lëvizjet, ndërsa të gjitha eventet publike u anuluan.

Sirenat e alarmit për sulme ajrore u aktivizuan në Kursk dhe xhirime të postuara online treguan avionët e luftës që fluturonin ulët mbi rajon. Kolona tymi u panë të ngriheshin në disa zona. Mijërave të u evakuan nga zonat kufitare dhe ekipe mjekësore u dërguan atje, nga qytete të tjera. Inkursionet ukrainase në territorin rus kanë qenë ekstremist të rralla që kur Moska nisi luftën e plotë në shkurt të 2022-shit.

Mbrëmjen e së mërkurës, parlamentari ukrainas, Oleksiy Honcharenko njoftoi se ushtria e Kievit kishte marrë kontrollin e pikës së shpërndarjes së gazit në Sudzha, e cila luan rol të rëndësishëm në kalimin e gazit natyror nga Rusia në be përmes Ukrainës.

Përgjigja e Rusisë ndaj inkursionit do të jetë një prej testeve të parë të mëdha të ministrit te ri të mbrojtjes, Andrei Belousov që prej zëvendësimit të Sergei Shoigu…ish-presidenti dhe zvkryetari i këshillit të sigurisë në Rusi, Dmitri Medvedev ka kërkuar që Moska të kundërpërgjigjet duke çuar trupat më tej në Ukrainë; në Odesa, Kharkiv, në Kiev e më tej.

/a.r

Next Post
Të shtëna me armë drejt pikës së karburantit në Tropojë, dalin detajet e para

Të shtëna me armë drejt pikës së karburantit në Tropojë, dalin detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com