• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të majtët” shqiptarë, që i marrin borxh armiqtë, stereotipet dhe retorikën të djathtës ekstreme

by Bjorn Runa
29/08/2026 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Mjafton një zhytje e shkurtër në ujërat e cekëta të internetit shqiptar, për të vërejtur një fenomen që bëhet nga dita në ditë më i vështirë për t’u shpërfillur thjesht si komentet e disa idiotëve anonimë në rrjete sociale. E kam fjalën për një pjesë të konsiderueshme të gjeneratave të reja, që duket se po rrëshqasin me vendosmëri drejt së djathtës dhe jo domosdoshmërisht drejt varitetit më të respektueshëm të saj – çfarëdo pastë kjo në kontekstin shqiptar – por drejt asaj më banales së ngritur mbi mllefin racist dhe nacionalizmin agresiv, që kërkon gjithnjë armiq të dobishëm e të lehtë për t’u goditur.

Mund ta shohësh këtë në komentet ofenduese ndaj të huajve, ndonëse këtu duhet bërë një dallim, pasi jo çdo i huaj është shenjestër e tyre. Fjala vjen, zemërimi rrallëherë shenjestron europianin e kamur që blen një shtëpi buzë detit, apo investitorin e huaj që merr trajtim favorizues. Për ironi, i huaji i padëshiruar është thuajse gjithmonë ai që i ngjan më së shumti shqiptarit mesatar për nga klasa sociale dhe aspiratat për një jetë më të mirë.

Madje, tani mund të shohësh diskutime mes adoleshentësh në rrjetet sociale që këshillojnë njëri-tjetrin të mos blejnë në dyqanin e lagjes nëse shitësi pas banakut nuk është shqiptar dhe mundësisht i bardhë. Është e vështirë të përfytyrosh një zhvillim më absurd në një vend që i ka kaluar tri dekadat e fundit, por edhe shumë të tjera para tyre, duke eksportuar krah të lirë pune në Perëndim për të bërë të njëjtat punë dhe për t’u përballur me të njëjtin përçmim që tani iu rezervohet të huajve që vijnë për të punuar tek ne. Me sa duket, europianizimi aq i dëshiruar i Shqipërisë, nuk mund të quhet i suksesshëm nëse nuk mësojmë të riprodhojmë në shtëpi poshtërimin që të afërmit tanë ankohen se përjetojnë jashtë.

Ndonëse postimet në rrjete sociale nuk mund të na i thonë me saktësi të plotë besimet politike të një gjenerate të tërë, shpeshtësia dhe moskokçarja me të cilën postimet dhe komentet raciste po gëlojnë, janë të rëndësishme pasi na tregojnë paragjykimet janë bërë tashmë pjesë e gjuhës së të rinjve tanë dhe është fjala për një gjuhë dhe mënyrë të komunikuari që audienca po e kupton dhe përqafon masivisht.

Fatmirësisht nuk ia kemi dalë mbanë deri më sot të krijojmë një parti gjenuine të ekstremit të djathtë, por kjo nuk na jep asnjë garanci, veçanërisht kur sheh se jemi duke prodhuar stofin e nevojshëm shoqëror me të cilin mund të ‘qepet’ një forcë e tillë politike. Ajo që është edhe më shqetësuese është se gjuha e fashiste e racizmit nuk është më e kufizuar vetëm në disa individë që mund të identifikohen me ekstremin e djathtë, por ka pushtuar edhe ata që paraqiten si progresistë, me shpresën se do mund ta kalërojnë pak më gjatë valën e populizmit të lindur nga protesta në ditët e humbjes së numrave.

Në një video të pak ditëve më parë, aktivistë të asociuar më Lëvizjen Bashkë (një forcë e vetëprezantuar si socialdemokrate), brohorisnin parullën:

“Shqipëri latine,

krim dhe korrupsion,

rinia në gomone,

pleqtë në depresion.”

Kritika ndaj qeverisë është e qartë, por po aq i qartë është edhe stereotipi i përdorur, ku Amerika Latine reduktohet në sinonim të krimit dhe kolapsit social. Pak rëndësi ka nëse thirrje të tilla bëhen realisht me qëllime raciste, apo thjesht sepse bëjnë rimë. Ajo që ka rëndësi është se sa lehtësisht një parti që supozohet të jetë ideologjikisht e majtë, përvetëson paragjykimet e përhapura në rrjetet sociale, vetëm vetëm sepse i japin një mekanizëm të nevojshëm për të nxitur zemërimin popullor. Teprimet, pas 90 ditësh protestë, janë të kuptueshme deri diku, por t’i përdorësh parulla të tilla si material promovues, e më pas kryetari i partisë ta shpërndajë atë me mburrje të tipit “shih sa kreativë i kam njerëzit e partisë,” të dëshpëron, veçanërisht kur vjen nga një forcë e re politike. Kjo gatishmëri për të kalëruar populizmin e protestës, pavarësisht se ku çon ai, tregon se edhe ata (sikundër gjithë partitë tona politike), janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për pushtetin. Madje, të sakrifikojnë edhe bindjet e tyre.

Vërtet që nuk e kemi një parti të ekstremit të djathtë, por sa kohë që e majta vazhdon t’i marrë asaj borxh armiqtë, stereotipet dhe retorikën, ndoshta nuk do na duhet kurrë një e tillë.

Next Post
Dëgjoi zëra apo e kishte planifikuar? Bashkëshorti doli të blinte ushqim, ajo mbyti tre fëmijët! Ja historia tronditëse e Lindsay Clancy dhe dilema që po ndan SHBA-në

Dëgjoi zëra apo e kishte planifikuar? Bashkëshorti doli të blinte ushqim, ajo mbyti tre fëmijët! Ja historia tronditëse e Lindsay Clancy dhe dilema që po ndan SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

August 29, 2026
Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

August 29, 2026
Ministri Hoxha: Alpet shqiptare, një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Ministri Hoxha: Alpet shqiptare, një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

August 29, 2026
Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

August 29, 2026
Studimi alarmanmt/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

Studimi alarmanmt/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

August 29, 2026
Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës: Komunikim më i shpejtë dhe zgjidhje konkrete për qytetarët

Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës: Komunikim më i shpejtë dhe zgjidhje konkrete për qytetarët

August 29, 2026
Mbledhja e socialistëve në Lundër, Rama takon stafin e restorantit: Me katnarët e mi n’dur t’sigurta! (VIDEO)

Mbledhja e socialistëve në Lundër, Rama takon stafin e restorantit: Me katnarët e mi n’dur t’sigurta! (VIDEO)

August 29, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

Konspiracioni mbi “komplotin idiotesk” të shkarkimit kushtetues që bëri Erion Veliaj

August 29, 2026
Dëgjoi zëra apo e kishte planifikuar? Bashkëshorti doli të blinte ushqim, ajo mbyti tre fëmijët! Ja historia tronditëse e Lindsay Clancy dhe dilema që po ndan SHBA-në

Dëgjoi zëra apo e kishte planifikuar? Bashkëshorti doli të blinte ushqim, ajo mbyti tre fëmijët! Ja historia tronditëse e Lindsay Clancy dhe dilema që po ndan SHBA-në

August 29, 2026
“Të majtët” shqiptarë, që i marrin borxh armiqtë, stereotipet dhe retorikën të djathtës ekstreme

“Të majtët” shqiptarë, që i marrin borxh armiqtë, stereotipet dhe retorikën të djathtës ekstreme

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com