• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të luftosh në jetë për të shmangur vdekjen

by A R
12/08/2016 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shtëpia Botuese “Morava” i është vënë sinqerisht ardhjes në shqip të autorit Irvin D. Yalom. Ky i fundit, një shkrimtar i këndshëm dhe i shumë pranuar në vitet e fundit, ka ardhur me disa libra në shqip, e që falë tyre na ka përcjellë kureshtjen e botës së brendshme, hapësirën që përball aq shumë probleme te individi i sotëm. Dhe, të gjitha në rastin tonë lidhen me psikologjinë. Si një njeri vetë i profesionit, D.Yalom në këtë libër, mbase shumë më direkt se në librat fikshën mirëfilli, na ka dhënë pasqyrimin më inteligjent të shpirtit njerëzor brenda kanoneve të psikologjisë, shprehur me letërsi.

“Krijesat e një bote dhe rrëfenja të tjera të psikoterapisë” mund të mos jetë më i miri, por duhet thënë se është më direkti nga librat e tij. Kjo, ngaqë ai ka përdorur direkt rastet e tij klinike dhe në shumë momente edhe përballjen e tij personale me çështje thelbësore në jetë. Në këtë libër, 10 personazhet e tij, aq sa janë dhe historitë, na flasin për një nga çështjet thelbësore që e mundon individin e shekullit XXI për të gjithë jetën e gjallë e që lidhet, siç mund ta marrë mëndja me vdekjen.

“Krijesat e një ditë” është e gjitha e lidhur me klientët e tij dhe kryesisht shqetësimet e tyre kanë në fund lidhje me përballimin e përfytyrimit mbi vdekjen. Dikush e thotë hapur, dikush tjetër e anashkalon edhe pse në të gjitha rastet studimore të letrarizuara, saç janë pasqyruar këtu në këtë libër, frika e fundit e jetës shpesh është e fshehur fillimisht në sjellje që duken si pa lidhje me mendimet.

Por “ankthi i vdekjes” nuk është i fshehur aq thellë. Mjafton një hapje zemre në studion e psikologut, që këtë herë mu në librin e tij (gati e ka treguar si përmbledhje rastesh klinike), dhe i gjithë shqetësimi shpërfaqet hapur. Përgjigjet e Yalom në këtë libër janë në ligjëratë të drejtë përmes rasteve dukshëm reale drejtpërdrejtësisht të lidhura me ankthin e frikshëm për aktin e fundit sublim. Kur një person në moshë me kancer e pyet për sëmundjen e tij dhe kërkon ta bëjë bashkëbisedues të shqetësimit të vet, ai mbetet pak, por kupton se ndoshta vjen ngaqë ai, vetë, përkufizohet si një person të vjetër, e që vdekjen e ka pranë. Një personazh me kancer i tregon momentet ku po vdes. Një tjetër, diçka tjetër…Vdekja është përballë.

Në libër gjenden pasazhe të “Meditimeve” të Mark Aurelit, që të fusin në hullitë e logjikës së tij dhe një paralelizëm me të cilin Yalom kurajozon klientët e vet.

  1. Yalom është një terapist i vërtetë dhe një shkrimtar realisht i mirë. Këtë e shikon në të gjitha përshkrimet e pacientëve të tij dhe betejat e tyre individuale, veçanërisht ato që kanë lidhje me realitetin e vdekjes, një luftë ku të gjithë janë të humbur.

 “Shpesh kam vrarë mendjen sesi është e mundur që njeriu e do veten më  shumë sesa të gjithë njerëzit sëbashku e megjithatë i jep më pak vlerë opinionit të tij për veten sesa opnioni të të tjerëve…”.

“Nëse ndokush më përbuz ky është problemi i tij. Shqetësimi im i vetëm është që mos apo të them ndonjë gjë që meriton përbuzje…”.

“Asnjëherë mos e vlerëso diçka si përparësi për ty, nëse do të të bëjë që të mos e mbash fjalën apo që të humbësh respektin për veten”…nxjerr ai si mburojë “Meditimet” e Mark Aurelit

Të 10 pacientët e tij në këtë libër përfshijnë breza të ndryshëm, të cilët fillojnë nga më të vjetrit, ku ai është edhe vetë tashmë, e deri më të rinjtë. Ankthi dhe mëdyshja është e njëjtë: Vdekja dhe shprehjet e saj paraprake. Pacientes së vet me kancer i jep një përgjigje gati të jashtëzakonshme, pas seancave të tëra, tashmë “nuk ka frikë për të shkuar në errësirë me mua.”

Libri të afron afër jo thjesht me pasqyrimin e rasteve, por edhe me sinqeritetin e Yalom.  Autori kujton se dikur edhe atë vetë e ka munduar shumë terrori i vdekjes dhe ja çfarë shkruan pasi ka shkuar në një kurs të psikoterapisë me psikologun Rollo, për të përshkruar frikën e tij të vdekjes: “Gradualisht për gjatë disa muajve, ankthi im nga vdekja është zvogëluar, dhe unë u gjenda në pozicion më të rehatshëm për të punuar me pacientët e sëmurë “.

Mbase falë kësaj kemi dhe këtë libër, ku Yalom nuk ka turp  të dëshmojë madje edhe gabimet e tij më të mëdha. Në një farë mënyre ti përballesh me një psikoterapist lakuriq.

Për hir të së vërtetës secili nga rastet studimore në “Krijesat e një ditë” është si një histori me detektivë, ka thënë kritika, dhe e besojmë se në secilën ai të rrëmben e të josh në thellësitë e psikologjisë. Klienti përkatës dhe Yalom përpiqen të gjithë kohën për të zgjidhur gjëegjëza, ku prapa qëndrojnë sjellje të padëshiruara dhe ndjenja të ankthuara.

Yalom e trajton terapistin në këtë libër si një poet dhe vetë terapinë si një art. Dhe ai i sheh edhe klientët e tij si poetë të tjerë, me të cilët bashkëpunohet dhe bëhet ky art që quhet… psikologji.

Është një libër vërtet që ia vlen për ata që duan dhe dinë të mendojnë. Dhe, këtë herë, “Morava” duhet vlerësuar për këtë libër që është për lexuesin shqiptar. Përkthyesja ka punuar mirë, por disa herë duket se ka stonuar, prej vështirësisë së madhe të kulturës të shprehur në letërsi dhe ardhjes në shqip të këtij libri të vështirë…Gjithsesi është një punë e bukur, e cila duhet lexuar.

adad

Autor: Irvin D. Yalom

Titulli: “Krijesat e një bote dhe rrëfenja të tjera të psikoterapisë”

Gjinia: Fikshën shkencor

Botues: Morava

Përkthyes: Lira Sejdini Vaid

Faqe: 218

Çmimi:900Lek

 

Next Post

Kur Enver Hoxha donte të themelonte një Kishë Katolike kombëtare shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In