• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

“Të lindurit e kësaj shenje duhet t’i besojnë intuitës sot”/ Parashikimi i horoskopit për sot

by Java News
08/05/2022 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Kjo ditë do të kalojë lehtësisht për ju. Në punë nuk do të jetë e nevojshme për shumë përpjekje. Festa në punë do t’ju relaksojnë dhe ka gjasa të keni kohë të dilni edhe me miqtë e ngushtë. Bëni kujdes ndaj dikujt që po shfaq interes ndaj jush, pasi mund të mos jetë tërësisht i sinqertë.

Demi

Mund t’ju kërkohet të merrni një vendim mjaft të rëndësishëm sa u përket parave apo punës. Shanset për t’i besuar plotësisht dikujt janë të pakta, por me personat që jeni mjaft të afërt mund të tregoheni të sinqertë, pasi kjo do t’ju vijë mjaft në ndihmë.

Binjakët

Këshillohet që të mos i merrni të gjitha përgjegjësitë për vete. Kjo do t’ju lehtësojë pa masë në të ardhmen e afërt. Sot duhet të fokusoheni edhe te vetja dhe duhet ta lini punën mënjanë në momente të caktuara. Megjithatë, është e rëndësishme t’i kushtoni kohën e duhur edhe partnerit/partneres suaj.

Gaforrja

Relaksohuni dhe lërini gjërat të rrjedhin vetë. Shanset për t’u konfliktuar me dikë sot janë tejet të dobëta. Është dita e duhur për të kaluar kohë me miqtë, për të surprizuar dikë me një dhuratë, për të ndarë ide ose për t’i shprehur dashurinë gjysmës suaj të zemrës.

Luani

Kjo ditë do të kalojë shumë shpejt për ju. Ka gjasa që një çështje e caktuar në mëngjes t’ju ndryshojë tërësisht rrjedhën e kësaj të diele. Nuk do të thotë se bëhet fjalë për diçka jo të mirë, por mund të jetë edhe një çështje që do t’ju sjellë rezultate. Planet tuaja për në mbrëmje do t’ju shkojnë ashtu sikurse dëshironi.

Virgjëresha

Mund të ndiheni të lodhur nga puna apo nga rutina e zakonshme në shtëpi. Kjo është më se e vërtetë, mbi të gjitha për ata që kanë fëmijë të vegjël. Beqarët e kësaj shenje këshillohen të bëjnë kujdes nga ata që pretendojnë se kanë rënë në dashuri me shikim të parë.

Peshorja

Planet e sotme do t’ju sjellin miq të rinj. Bëhet fjalë për persona, të cilët ka gjasa të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Disa prej këtyre kontakteve të reja mund të sjellin edhe benefite për ju sa i përket promovimit në punë.

Akrepi

Akrepat ka gjasa që për shkak të pagjumësisë, konfliktit me një anëtar të familjes, me partnerin/partneres apo me dikë në punë, mund të ndihen të acaruar me gjithçka. Është e rëndësishme që të ruani qetësinë dhe të gjeni një vend të përshtatshëm për t’u relaksuar.

Shigjetari

Shigjetarët më shumë do të përballen me probleme sesa do të sjellin rezultate. Ata që janë në një marrëdhënie dashurie këshillohen që të organizojnë diçka në mbrëmje, ndërsa beqarët e kësaj shenje rekomandohet të jenë të hapur ndaj ftesave për në evente të ndryshme.

Bricjapi

Mund të ndiheni mjaft të ngarkuar për shkak të një projekti, të cilin duhet ta përfundoni patjetër. Për këtë arsye do të anuloni edhe planet për në mbrëmje. Megjithatë, rekomandohet të kërkoni ndihmën e dikujt për të qenë më të lehtësuar.

Ujori

Dikush mund të shfaqë interes për ju duke ndikuar në jetën tuaj profesionale. Kjo mund të sjellë rezultate mjaft pozitive në të ardhurat financiare. Përpiquni që kohën tuaj të lirë ta kaloni në natyrë, pasi kjo do t’ju sigurojë lumturi.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje duhet t’i besojnë intuitës sot dhe të ecin përpara. Kjo nuk do të thotë ta ndiqni atë verbërisht. Përpiquni të planifikoni ditën dhe nëse ndiqni planet tuaja, nuk ka gjasa të haseni me probleme apo situata të papritura.

Next Post
74 ditë Luftë/ Evakuohen civilët nga uzina Azovstal në Mariupol. Bombardohet shkolla në Lugansk, dy viktima dhe 60 persona nën rrënoja

74 ditë Luftë/ Evakuohen civilët nga uzina Azovstal në Mariupol. Bombardohet shkolla në Lugansk, dy viktima dhe 60 persona nën rrënoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In