• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të lëmë populizmin”/ Veliaj nderohet me ‘Çelësin e Prishtinës’: Ata që merren me politikë, kanë mision…

by
22/07/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vizitën e tij dje pasdite në Kosovë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Kryetarët e dy bashkive diskutuan edhe për projektet e përbashkëta dhe mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme kulturore, që i afrojnë edhe më shumë Tiranën dhe Prishtinën.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama theksoi se Tirana është model i transformimit në një qytet bashkëkohor. “Tirana është transformuar në një qytet për qytetarët përmes vizionit që ka Erioni si kryebashkiak bashkëkohor. Ai ka prurë një frymë të re me transformimin e sheshit “Skënderbej”, i cili më pëlqen pa masë, dhe ka fituar çmimin Europian për hapësirat publike. Përveç kësaj, ka bërë projekte të tjera të ndryshme si shtimi i korsive të biçikletave, për të treguar se qytetet tona e stimulojnë edhe transportin alternativ, sikurse qytetet e tjera europiane. Po ashtu, ka realizuar një numër të madh të projekteve infrastrukturore, që mundësuar lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Të gjitha këto e kanë transformuar qytetin në një vend bashkëkohor, me potencial madhor, me një numër të madh turistësh”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet i nderuar për “Çelësin e Qytetit të Prishtinës” dhe u shpreh krenar për arritjet e Kosovës. Ai theksoi se vota nuk duhet përdorur si instrument i populizmit, por shtoi se ata që drejtojnë dhe merren me politikë kanë mision për të bashkuar dhe sheshuar ndasitë. “Ndihem shumë i privilegjuar dhe i përulur për “Çelësin e Prishtinës”. E konsideroj një shtëpi të dytë, më bëhet zemra mal për çdo sukses dhe për çdo progres. Besoj se kush drejton dhe merret me politikë ka si mision të bashkojë dhe afrojë njerëzit, për t’i sheshuar ndasitë. Patjetër, politika është e rëndësishme, të gjithë duam të marrim vota, por jo vota me çdo çmim dhe jo vota me çdo instrument të populizmit. Besoj se ne të dy e kemi mision, si kryetarë të qyteteve tona, të japim shembullin e parë të vëllazërisë, të miqësisë, dhe t’ju kujtojmë njerëzve tanë se ka shumë gjëra që na bashkojnë. Mund të ketë edhe ndasi – në demokraci biem dakord të mos biem dakord – ama gjërat që na bashkojnë janë të jashtëzakonshme. Jemi një gjak, jemi një gjuhë, ndaj besoj se kjo është politika afatgjatë”, theksoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës do të mbështesë festivalin e mirënjohur DokuFest, i cili mbahet në Prizren dhe është kthyer tashmë në një traditë. “Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës edhe këtë vit do të përfshihet në ndihmesë të “Doku Fest”-it në Prizren dhe “PriFest”it, të mikeshës sonë të ndjerë Vjosa Berisha. Më vjen mirë që Prishtina është sot realisht një qytet europian”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj. DokuFest, është në mesin e 29 festivaleve nga gjithë Evropa.

/e.d

Next Post
Frrok Çupi: Burgosja e Sali Berishës do jetë spektakolare. Akuzat e Amerikës janë vepra penale

Frrok Çupi: Berisha është strumbullar i fuqishëm i krimit në Ballkan. Do jetë "non grata" edhe në vende të tjera! Më keq se Saddam Hyseini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In