• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të larguarit nga vettingu të përballen me drejtësinë”/ Gjonaj: T’u sekuestrohet pasuria

by Java News
18/06/2021 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëria shqiptare pret që pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu apo edhe për arsye të tjera të dalin përballë drejtësisë dhe pasuria e tyre e vendisur në kurriz të halleve të shqiptarëve të sekuestrohet.

Kështu tha ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa përcolli rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila tha se duhet të përmbushen pritshmëritë që publiku ka për Reformën në Drejtësi. Gjonaj shtoi se kjo ka qenë kërkesë edhe e instiucioneve ndërkombëtarë ndërkohë që duhet të jetë në fokus etë GJKKO dhe SPAK.

Një rëndësi e veçantë duhet vendosur në hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar për shkak të vettingut apo edhe për arsye tjetër. Pritshmëria e qytetarëve shqiptar është se presin që çdo gjyqtar apo prokuror që është pasuruar në kurriz të halleve të popullit shqiptar, të vetmin fat që duhet të ketë është dalja përballë drejtësisë dhe sekuestrimin e pasurisë. Kjo ka qenë në vijimësi kërkesë e ndërkombëtarëve, ti vendoset vëmendje nga SPAK dhe GJKKO.’- tha Gjonaj.

Më tej ministrja e Drejtësisë Gjonaj  se duhet të krijohet terreni i përshtatshëm që garanton pavarësinë e prokurorëve, që është një instrument që e bën më shumë për detyrim llogaridhënie. Gjonaj shtoi se në rekomandim të Këshillit të Ministrave mbrojtja e prokurorëve nëpërmjet Komisionit të Posaçëm, si organizëm i ri brenda KLP, duhet gjithashtu të trajtojë me seriozitet çdo rast të kërcënimit të jetës, prokurorëve e familjarëve, për ti dhënë mbrojtjen e nevojshme.

‘Reforma në Drejtësi solli ndryshime të thella ligjore me qëllim ndërtimin e një sistemi drejtësisë të pavarur dhe të përgjegjshëm. Sot është ndryshuar rrënjësisht struktura e drejtësisë, duke synuar si garantimin e pavarësisë së jashtme dhe brendshme të prokurorëve. Prokurorëve iu është dhënë fuqia për të qenë të pavarur jashtë ndikimit të prokurorit të përgjithshëm apo prokurorisë, pa qenë të ndikuar nga politika, krimi dhënë. Duke rankuar prokurorët me pozicionet me pakën më të mirëpaguar në institucionet shtetërore. Jam e bindur se radha për të treguar përgjegjësinë është te Prokuroria.

Në drejtim të strukturës institucionale, duke kuptuar se secili prej lëtyre organeve ka kompetencat e veta por bashkëpunimi midis tyre duhet të udhëhiqet nga parimi kushtetutës. Ndërmjet institucioneve të drejtësisë duhet të ketë bashkëpunim të fortë dhe ndërveprim. Me qëllim që reforma në drejtësi të përmbushë pritshmëritë që publiku ka kundrejt saj.

Prokurorëve iu dha mundësia për të qenë të pavarur. Me qëllimin kryesor, forcimin e drejtësisë penale. Të gjithë bashkërisht kemi detyrim moral e profesionale, veçanërisht për atë pjsesë të shoqërisë që garantoi ngritjen e institucioneve të drejtësisë që reforma në drejtësi të plotësojë pritshmëritë. Nga zbatimi praktik i dispozitave kushtetuese, ka qasje në kundërshtim me frymën e ndërmarrjen e reformës në drejtësi, ajo e keqkuptimit të pavarësisë, si një instrument që kur keqkuptohet.Mungesa e llogaridhënies dhe pavarësisë.

Për këtë qëllim drejtuesit e prokurorive kanë rëndësi për të garantuar përgjegjshmërinë dhe pavarësinë. Roli i çdo drejtuesi duhet të jetë në funksion të përmbushjes së detyrimeve, marrjen e masave për mirëfunksionimin, por duhet të jetë ura lidhëse nga çdo prokuror për luftën kundër kriminalitetit.

Në zbatim të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave. Mbrojtja e prokurorëve nëpërmjet Komisionit të Posaçëm, si organizëm i ri brenda KLP, duhet gjithashtu të trajtojë me seriozitet çdo rast të kërcënimit të jetës, prokurorëve e familjarëve, për ti dhënë mbrojtjen e nevojshme. Kjo është pjesë e rekomandimit, apo grupit të rekomandimeve që Këshilli i Ministrave ka drejtuar.’- tha Gjonaj.

Nga ana tjetër ministrja Gjonaj risolli në vëmendje se DASH ka vënë theksin tek zbatimi me efektivitet i ligjit të Reformës në Drejtësi. Po ashtu ministrja shtoi se BKH do të jetë një strukturë shumë e rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme.

‘Një numër i madh raportesh ndërkombëtare vënë thekson tek lufta kundër krimit të organizuare korrupsionit. DASH vë theksin tek zbatimi me efektivitet i ligjit dhe Reformës në Drejtësi. Dënimin e rasteve me trafikim të lëndëve narkotike, drogave. Sekuestrimin e pasurive të paligjshme.

Të rikthehet besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë. Luftën ndaj pandëshkueshmërisë. Ka filluar funksionimi i BKH, që është një aset i çmuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BKH do të jetë një strukturë shumë e rëndësishme për prokurorinë e posaçme. Filluam vitin e kaluar në pandemi, që padyshim sistemi i drejtësisë nuk mundi të mos prekej nga kjo pandemi. Por përsëri arritëm të vendosim në regjimin e posaçëm subjektet e para për të parandaluar, për të mos lejuar kontrollin e veprimtarisë kriminale nga brenda burgjeve. Në një bashkëpunim me PP, Gjykatat, patjetër që do të vijojmë të punojmë bashkë në luftën kundër krimit të organizuar e parandalimin e krimit.’- tha Gjonaj.

g.kosovari

Next Post
“Hiq karantinën për VIP-at”/ UEFA kërcënon Londrën: Ose do e zhvendosim finalen e Euro 2020 në Hungari

"Hiq karantinën për VIP-at"/ UEFA kërcënon Londrën: Ose do e zhvendosim finalen e Euro 2020 në Hungari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik por siç i takon një lideri

Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik por siç i takon një lideri

July 9, 2026
Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

July 9, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Do shikoni çudira”, deputeti socialist: Miqtë e mi ranë pre e algoritmit të protestës

July 9, 2026
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kadilli “shpërthen” ndaj PD-së: “O e imja, o zero”, kjo po e mban peng Shqipërinë

July 9, 2026
Detet arrijnë temperatura rekord, ekspertët paralajmërojnë specie të reja pushtuese

Detet arrijnë temperatura rekord, ekspertët paralajmërojnë specie të reja pushtuese

July 9, 2026
Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

July 9, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: Protesta drejtohet nga një strukturë jashtë Shqipërisë që synon të godasë turizmin

July 9, 2026
FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

July 9, 2026
Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

July 9, 2026
Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In