Ku janë ata qe u shkarkuan nga Vettingu? Duke nisur qe nga ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shumica e tyre kane veshur tunikën e avokatit.
Kreu i Dhomës Kombëtare të avokatisë, Maks Haxhia, thotë për TCH se nga janari i 2021, avokatia do të jetë destinacioni i të gjithë të larguarve nga drejtësia, përderisa ish gjyqtarë dhe ish prokurorë të të gjitha niveleve gjatë kohës që mbanin këto detyra, kishin marrë edhe licencën e avokatit.
Por teksa askujt që e ka marrë licencën përpara se të shkarkohej nga detyra nuk mund ti mohohet e drejta për tu qenë avokat, ndalesat do jenë për dy kategori të tjera.
Në të gjithë vendin kanë marrë licencën e avokatit 11 mijë e 100 persona, por vetëm 1600 prej tyre e ushtrojnë këtë profesion.
/a.r












Klasa politike PS@PD me e degjeneruara ne 108 vote shtet,eshte nena e gjithe te keqiave per shoqerine shqiptare.