Partizani ishte i vetmi ekip i Superiores që kaloi turin e parë të Conference League. Pasi barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” në sfidën e parë, “Demat” mposhtën Marsaxlokk me rezultatin 1-2 në Maltë.
Teksa, të kuqtë do të përballen në turin e dytë kundër Iberia 1999, një ekip gjeorgjian. Sfida e parë do të zhvillohet në transfertë më datë 25 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht.
Ky nuk është një kundërshtar i panjohur për Partizanin.