• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Të kthyerit nga Siria në Kosovë, disa gra po hetohen për terrorizëm

by Java News
22/04/2019 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë filluar intervistimin e disa grave që janë kthyer të shtunën në mëngjes nga Siria, me dyshimin se ishin pjesëmarrëse në grupe terroriste. Të shtunën në mëngjes autoritetet e Kosovës të ndihmuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer 110 persona nga zonat e luftës në Siri, 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 persona të rritur që dyshohet se kanë qenë luftëtarë. Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi ka ardhur në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në fshatin Vranidoll afër Prishtinës, për të mbrojtur një grua e cila dyshohet se ka marrë pjesë në një organizatë terroriste në Siri, dhe që burri i saj ende po qëndron në zonën e luftës në Siri.

“Policia e Kosovës, përmes Odës së Avokatëve më kanë ftuar sipas detyrës zyrtare të mbrojë një grua e cila dyshohet se ka marrë pjesë në grupet terroriste në Siri. Zonja të cilën e mbrojta ishte mjaftë shëndetlig ishte nënë e katër fëmijëve. Më tutje çka vepron Prokuroria Speciale e Kosovës nuk e di ngase është një sfidë edhe për vet institucionet e Kosovës sepse tash këto përveç që janë të dyshuara ato në anën tjetër, për shembull e mbrojtura ime ishte edhe nënë e katër fëmijëve,” tha avokatja Gashi-Bytyqi. Aktualisht, të gjithë të kthyerit po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore dhe ende nuk dihet kur do të lirohen. Nga personat e kthyer janë edhe katër militantë të cilët aktualisht janë në paraburgim si të dyshuar për pjesëmarrje në organizata terroriste. Naile Arifi nga Prishtina, erdhi në qendër me familjen e saj për të vizituar gruan dhe pesë fëmijët e vëllait të saj i cili ka vdekur në zonat e luftës në Siri para tri vite e gjysmë. Ajo tha se nuk i ka parë familjarët e saj për pesë vite e gjysmë.

“Ne këtu kemi ardhur t’i shohim fëmijët e vëllait dhe gruan e tij. I takuam elhamdulilal, mirë qenkan, mirë i kanë pritur. I falënderoj edhe këta (institucionet) që i kanë pritur mirë. Që pesë vjet e gjysmë nuk i kemi parë deri më tani. Gjendja e tyre është mirë, edhe pse një fëmijë i vëllait e kishte thyer këmbën, por mirë janë këta të tjerët, mirë janë,” tha Arifi. Takimi i Nailes me pesë fëmijët dhe gruan e vëllait të saj zgjati rreth 10 minuta. Nailja është vetëm njëra nga shumë anëtarë familjarë që vijnë të vizitojnë të afërmit e tyre që po qëndrojnë në këtë qendër. Vizitat e tyre zakonisht zgjasin vetëm disa minuta. Sipas Policisë së Kosovës, shkruan Radio Europa e Lirë në Siri ende janë rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë të cilët janë me shtetësi kosovare. Që nga viti 2012 rreth 400 njerëz nga Kosova i janë bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Ndërkohë që në kampin “Al Hol” në Siri që kontrollohet nga forcat ushtarake kurde, jetojnë edhe 50 shtetas shqiptarë, kryesisht fëmijë dhe gra, që janë kapur gjatë luftimeve mes forcave kurde dhe dy organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nustra që vepronin në Siri dhe Irak. Shteti shqiptar nuk ka bërë ndonjë lëvizje për të riatdhesuar gratë e fëmijët të luftëtarëve të ISIS dhe Al-Nustra. Shteti nuk u trembet fëmijëve, të cilët janë të pafajshëm në këtë histori, por grave, teksa një pjesë e tyre janë ekstremiste dhe përbëjnë rrezik potencial për kërcënim nëse do të riatdhesoheshin për shkak të ndikimit që kanë pësuar gjatë qëndrimit në Siri. Jo vetëm Shqipëria por edhe shtetet e tjera kanë frikë që të hapin dyert për këta njerëz për shkak të kërcënimit që paraqesin.

/a.meta

Next Post
Plumb në gjoks gjatë ndjekjes nga policia, rëndë shqiptari

Tre shqiptarë sherr në klubin italian, shpallen në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com