• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të krishterët shqiptarë festojnë Pashkët

by A R
16/04/2017 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besimtarët ortodoksë dhe katolikë në mbarë vendin kremtojnë ngjalljen e Krishtit, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Në Tiranë mesha e mesnatës u mbajt në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili uroi besimtarët e mbedhur para katedrales.

Ndërsa nga Katedralja e Shën Palit, u kremtua mesha e Ringjalljes së Krishtit për besimtarët katolikë. Arkipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot George Frendo kishte një mesazh edhe për politikanët.

“Kjo është fjala që dëshiroj t’iu komunikoj të gjithë politikanëve sot. Rruga për zgjidhjen e krizës së tanishme qëndron vetëm përmes dialogut. Në veçoritë e dialogut, gjatë të cilit të dyja palët lipset jo vetëm të flasin, por edhe të dëgjojnë me ndërgjegjësi e pjekuri të plotë për të finalizuar të mirën e kombit, më shumë sesa të mirën e partive. Është dialog, jo monolog”, tha imzot George Frendo.

Imzot Frendo tha se në këtë vit zgjedhjesh, besimtarët duhet të jenë lajmëtarët e paqes.

Mesha është zhvilluar nën masa të larta sigurie, nën ruajtjen e forcave të shumta policore jashtë Katedrales së Shën Palit.

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin, qoftë edhe nga besime të ndryshme fetare ndezën qirinj dhe uruan njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.

Nisja e ceremonisë së pashkëve, sjell si simbol dhe ngjyerjen e vezëve të pashkës me të kuqe, e cila tregon dhe traditën e hershme të kësaj feste.

Flaka e ndezur simbolizon dhe Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq.

Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati. /b.d

Next Post
Hidhet nga spitali i Gjirokastrës, ndërron jetë i moshuari

Hidhet nga spitali i Gjirokastrës, ndërron jetë i moshuari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In