• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të krishterët për Reformën: I lutemi Zotit për kompromis mes partive

by A R
20/07/2016 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katolikët, ortodoksët dhe ungjillorët e Shqipërisë kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët për media ku shprehin qëndrimin e tyre në lidhje me miratimin e reformës në drejtësi.

Duke theksuar se momenti është delikat, komunitetet e krishtera të vendit bëjnë thirrje për të gjetur kopromisin mes palëve politike. Sipas të krishterëve, gjetja e një gjuhe të përbashkët është në interes të vendit dhe misioni i partive është i madh.

Deklarata e plotë:

 Ne Komunitetet e Krishtera të Shqipërisë (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), jemi duke ndjekur me interes dhe shqetësim rrugëtimin e reformës në drejtësi gjatë gjithë kohës që flitet për të. Në mënyra të ndryshme, kemi thënë fjalën tonë për këtë reformë në përgjithësi apo për aspekte të veçanta të saj.

Në këtë moment kaq delikat, kur po afrohet data dhe mundësia për t’i dhënë vendit një reformë në drejtësi, e cila është ndër hallkat më problematike të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare, dhe që prek drejtpërdrejtë jetën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, i bëjmë thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar. Gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, është sot misioni juaj i madh.

Drejtësia dhe zbatimi i përpiktë i saj nuk është një zgjedhje në jetën e një populli që synon të jetë një vend demokratik, por element themelor, për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë që të garantojmë ndarjen nga korrupsioni, i cili si gangrenë rrezikon shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe të shoqërisë.

Gjetja e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi jemi të bindur se do të shtojë besimin e popullit tek faktori politik dhe do të ndikojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ku shteti i së drejtës do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të së mirës së përbashkët.

Orët në vazhdim janë shumë të rëndësishme dhe jetike për këtë reformë. Ne besojmë se ka ende hapësira për t’u ulur dhe për të lënë mënjanë retorikën konfliktuale. Populli pret shumë nga ju e nga ne të gjithë, që në mënyra të ndryshme duhet të kontribuojmë në përmirësimin e jetës së tij.

Ne premtojmë lutjet tona dhe të besimtarëve tanë drejtuar Zotit, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe miratimin e kësaj reforme.

Paqja e Zotit qoftë me ju!

Next Post

Mata largohet nga Unitedi, e kërkon skuadra italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In