• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të krasitet ajo pemë e kalbur”, Rama sulmon opozitën dhe Metën nga Himara: Ata duhen kundërvotuar fuqishëm sepse janë shumë të rrezikshëm!

by
09/04/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me banorë të Himarës, ku i ka treguar se me ligjin 20/20 i hapet rruga regjistrimit për herë të parë të tokave bujqësore në bregdet, për atë kategori që nuk regjistronin dot pronat e tyre dhe nuk merrnin certifikanat e pronës.

Teksa shpjegonte këtë ligj, Rama nuk ngurroi të sulmonte opozitën dhe Presidentin Ilir Meta.

Rama tha se sipas tij, Meta është kandidat në Qarkun e Vlorës dhe shtoi se ata duhen kundërvotuar e lënë me vetëm 1 ose 2 mandate deputetësh.

“Në Dhërmi faktikisht po krijohen kushtet, edhe Vunoi, sa të bien në temperaturën normale, do jenë pika shumë të forta të turizmit elitar, do të sjellin shumë të ardhura. Ne e kemi futur në brazë çështjen e pronës, ka filluar edhe dhënia e titujve. Zgjidhja është gjetur. Ndërkohë që unë do të kapja aspektin tjetër, lista e tyre është në radhë të parë një listë pronëmarrësish, jo punëmarrësish, por pronëmarrësish. Janë personazhe që kanë lidhje që ju i dini, me gjithë botën e errët të grabitjes së pronave, të spostimit të tyre dhe përfaqësojnë interesa të qarta të tjetërkujt ata, prandaj kanë ardhur në qarkun e Vlorës, që nga tuneli e deri në Ksamil.

Kjo është një arsye më shumë, që këtu ata duhen kundërvotohen fuqishëm sepse janë shumë të rrezikshëm dhe kanë treguar çfarë bëjnë me pronant. Ju e mbani mend revoltën e Orikumit, është po ajo bazë. Kështu që, jini shumë të qartë për këtë dhe thojuni njerëzve të jenë vigjilentë, jo se ata do të ftojnë zgjedhjet por duhet kundërvotuar fort, të lihen me 1 ose 2 deputetë. Të krasitet ajo pemë e kalbur që duan të mbjellin këtu politikisht. Për kandidatin tjetër Ilir Metën s’dua të zgjatem shumë, e patë çfarë ndodhi, është vendosur në Vlorë, është qartësisht në një vazhdë që nuk flet për asgjë të mirë. Në ato takimet e skutave që e dini ju. Me prokurorë të larguar nga Vetingu, duhen kundërvotuar shumë fort, vota këtu për PS është për të vazhduar këtë punë dhe kundërvotuar shumë fort, është e domosdoshme mendoj unë”, tha Rama./ b.h

Next Post
Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali, kishte “dyqan” droge, policia gjen emrat e klientëve

Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali, kishte "dyqan" droge, policia gjen emrat e klientëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In