• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të korruptuarit, kush dorëzon pasuritë shpëton nga burgu  

by Java News
06/01/2017 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kushdo që do të akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Përgjithshme dhe degët e saj, për një vepër penale për të cilën ligji parashikon një dënim jo më të lartë se 15 vjet burgim, mund t’i shpëtojë dënimit me kushtin që të dorëzojë pasuritë e krimit dhe të korrupsionit.

Ky është pakti i ri që u ofrohet kryesisht zyrtarëve të përfshirë në praktika korruptive, por edhe njerëzve të krimit dhe drogës, vepra penale për të cilën do të akuzohen, nuk duhet të dënohet më shumë se 15 vjet burg.

Marrëveshja parashikohet në projektligjin për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, hartuar nga misionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, përkatësisht OPDAT dhe EURALIUS, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe ekspertët e nivelit të lartë.

Marrëveshja, e cila përmban 8 pika që duhet të pranohen dhe zbatohen nga i pandehuri, nxit të akuzuarit që të bashkëpunojnë me organin e akuzës, duke përfituar ulje dënimi deri në lirim të plotë. Një nga 8 pikat parashikon konfiskimin e mjeteve të produkteve të veprës penale, pra të pasurive dhe parave të pista.

Po ashtu, marrëveshja parashikon deklarimin e pohimit të fajësisë nga ana e të pandehurit, pëlqimin me shkrim për masën e shpërblimit të dëmit nga i pandehuri, shumën e shpenzimeve procedurale, përshkrimin e qartë të faktit penal për të cilin akuzohet i pandehuri etj.

Rregullat e tjera
Projektligji për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale parashikon gjithashtu që nga çasti i regjistrimit të emrit të personit që i atribuohet vepra penale deri kur të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor, prokurori, i pandehuri, ose përfaqësuesi i tij i posaçëm mund të propozojnë arritjen e një marrëveshjeje mbi kushtet për pranimin e fajësisë dhe për caktimin e dënimit. “Në bisedimet për arritjen e marrëveshjes prania e mbrojtësit të të pandehurit është e detyrueshme. Arritja e marrëveshjes lejohet për veprat penale për të cilat ligji parashikon një dënim në maksimum jo më të lartë se 15 vjet burgim. Ky kufizim nuk gjen zbatim në rastin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Marrëveshja bëhet me shkrim. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, prokurori njofton viktimën duke i dërguar kopje të saj. Marrëveshja me kusht për pranimin e pjesshëm të akuzave është e papranueshme”, thuhet në nenin 406/d të projektligjit.

Varianti i parë
Në një variant të mëparshëm të projektligjit, të viti 2014, marrëveshja parashikohej pa kufizime sa i takon masës së dënimit për veprën penale, për të cilën do të akuzohej i pandehuri. Po ashtu, varianti i parë parashikonte 6 kushte për marrëveshjen, duke përfshirë të gjitha veprat penale të parashikuara të parashikuar në Kodin Penal. Por siç duket, ekspertët kanë vendosur një kufizim në variantin e fundit, duke përjashtuar nga marrëveshja të akuzuarit për krime të rënda.

Kushti
Kushdo që do të akuzohet për një vepër penale për të cilën ligji parashikon një dënim jo më të lartë se 15 vjet burgim, mund t’i shpëtojë dënimit me kushtin që të dorëzojë pasuritë e krimit dhe të korrupsionit.

Detyrimi
Marrëveshja parashikon deklarimin e pohimit të fajësisë nga ana e të pandehurit, pëlqimin me shkrim për masën e shpërblimit të dëmit nga i pandehuri dhe shumën e shpenzimeve procedurale.

8 pikat e marrëveshjes me të akuzuarin

Përshkrimin e qartë të faktit penal për të cilin akuzohet i pandehuri dhe cilësimin e tij juridik;
Deklarimin e pohimit të fajësisë nga ana e të pandehurit;
Llojin dhe masën e dënimit penal kryesor, si dhe llojin e modalitetet e ekzekutimit të dënimeve plotësuese, për të cilat palët kanë rënë dakord;
Disponimet për provat materiale dhe sendet që i përkasin veprës penale, si dhe për konfiskimin e pasurive e produkteve të veprës penale, sipas nenit 36 të Kodit Penal;
Në rastin kur është legjitimuar paditësi civil, pëlqimin e tij me shkrim për masën e shpërblimit të dëmit nga i pandehuri;
Shumën e shpenzimeve procedurale;
Çdo kusht tjetër për të cilin prokurori dhe i pandehuri kanë rënë dakord;
Nënshkrimet e palëve dhe të mbrojtësit.

Kapitulli për marrëveshjen në Kodin e ri të Procedurës Penale

Neni 406/dh
Shqyrtimi nga gjykata

Neni 406/e
Miratimi i marrëveshjes

1. Kur nuk vendos pushimin e çështjes ose kthimin e akteve prokurorit, gjykata vendos miratimin e marrëveshjes së palëve
2. Vendimi përmban në mënyrë të përmbledhur, me pasojë pavlefshmërie:
a) gjeneralitetet e të pandehurit dhe të dhënat e tjera personale të nevojshme për identifikimin e tij, si dhe gjeneralitetet e viktimës, nëse është e pranishme;
b) faktin që i pandehuri ka qenë i përfaqësuar dhe identitetin e mbrojtësit të tij;
c) faktin që i pandehuri e kuptuar përmbajtjen e marrëveshjes dhe pasojat që vijnë prej saj dhe ka nënshkruar me vullnet të lirë;
ç) faktin se cilësimi juridik i veprës dhe rrethanat e saj, përshtatshmëria e dënimit të caktuar, si dhe mungesa e shkaqeve të pacenueshmërisë apo të shuarjes së veprës penale, janë vlerësuar drejt nga prokurori;
d) deklarimin fajtor të pandehurit, caktimin e dënimit dhe disponime të tjera, sipas përmbajtjes së marrëveshjes;
dh) datën dhe nënshkrimin e vendimit.
3. Në rastin kur është arritur marrëveshja për dëmin civil, ajo është pjesë e përmbajtjes së vendimit gjyqësor.
4. Gjykata nuk mund të ndryshojë kushtet e marrëveshjes të arritur mes palëve.

Neni 406/ë
Refuzimi i marrëveshjes

1. Gjykata vendos të refuzojë miratimin e marrëveshjes kur:
a) i pandehuri tërheq pëlqimin;
b) provohet se vullneti i të pandehurit ka qenë i vesuar;
c) I pandehuri I thirrur rregullisht nuk merr pjesë në gjyq, pa arsye të ligjshme;
ç)ekziston një nga shkaqet e mosfillimit të procedimit ose të pushimit të akuzës ose çështjes;
d) provat në fashikullin e hetimeve vijnë në kundërshtim me pohimin e të pandehurit se ai e ka kryer veprën penale;
dh) cilësimi juridik i veprës penale dhe i rrethanave të kryerjes së saj është i gabuar;
e) dënimi i caktuar në marrëveshje është i papërshtatshëm, në raport me veprën e kryer dhe personalitetin e të pandehurit.
2. Vendimi për refuzimin e miratimit të marrëveshjes arsyetohet. Në rastin e parashikuar nga shkronja ç) e paragrafit 1të këtij neni, gjykata vendos pushimin e çështjes, ndërsa në rastet e tjera i kthen aktet prokurorit.
3. Deklarimet e të pandehurit gjatë seancës nuk mund të përdoren kundër tij.

Neni 406/f
Ankimi ndaj vendimit të gjykatës

1. Kundër vendimit të gjykatës që miraton marrëveshjen nuk lejohet ankim.
2. Prokurori ose viktima mund të bëjnë ankim vetëm ndaj vendimit të gjykatës për pushimin e çështjes.
3. Për ankimin zbatohen, për aq sa janë të pajtueshme, nenet 407 e vijues të këtij Kodi.

ma.me
Next Post
FOTO/ Durrës, striptease show në mes të borës në rrugë

FOTO/ Durrës, striptease show në mes të borës në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

October 24, 2026
Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

October 24, 2026
Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë!

October 24, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Po tentohet të destabilizohet vendi!”- Analisti paralajmëron: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta, bashkë me qarqe ruso-iraniane!

October 24, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Berisha kërkon ta marrë pushtetin me dhunë, me bandën e Hamasit”- Avokati: Duan ta kthejnë Shqipërinë si në ’97! Ata që kërkojnë dorëheqjen…

October 24, 2026
“Për të mirën tonë dhe atdheun”- Rudina Hajdari: Duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”…!

“Për të mirën tonë dhe atdheun”- Rudina Hajdari: Duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”…!

October 24, 2026
“Investim strategjik”- Punimet në aksin Elbasan-Papër, Zv/kryeministrja Koçiu: Lehtëson lëvizjen, rëndësi ekonomike e turistike

“Investim strategjik”- Punimet në aksin Elbasan-Papër, Zv/kryeministrja Koçiu: Lehtëson lëvizjen, rëndësi ekonomike e turistike

October 24, 2026
Trump sulmon Zelensky-n për sulmet ndaj rafinerive ruse: Turp, është më e vështirë të bashkëpunosh me të sesa me Putinin

Taktikë e re gjeopolitike, Trump sugjeron tarifa 200% mbi Ukrainën dhe Rusinë: Kushtëzim për të arritur paqen!

October 24, 2026
Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë

Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë

October 24, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA e alarmuar nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikuan vrasjet e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In