• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të korruptuarit do ndëshkohen”/ Ngjela: Berisha kërkon revolta nga frika e reformës, ardhja e Yuri Kim ka sjellë frikë

by Java News
30/01/2020 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardhja e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Tiranë, Yuri Kim, duket se ka sjellë frikë tek të gjithë të korruptuarit e klasës politike në vend. Në gjë të tillë pohoi ditën e djeshme avokati Spartak Ngjela, i cili deklaroi se ndër më të tremburit është ish-kryeministri Sali Berisha, duke shtuar se për këtë arsye ai ka shtuar së fundmi thirrjet për protesta të dhunshme dhe revolta.

Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se zbatimi i ligjit të reformës në drejtësi do të zbatohet me përpikmëri dhe të gjitha pasuritë që janë vënë në rrugë jo të ligjshme do të sekuestrohen. Avokati shtoi në reagimin e tij për gazetën se që nga ardhja e ambasadores amerikane, në Shqipëri ka ndryshuar gjithçka në favor të reformës në drejtësi.

Avokat Spartak Ngjela u shpreh se ish-kryeministri Berisha i ka të kota të gjitha tentativat që mund të përdorë, pasi politika amerikane nuk do ta lejojë t’i shpëtojë drejtësisë.

“Sali Berisha ka shtuar sulmet për protesta të dhunshme dhe revolta sepse i ka hyrë frikë nga ambasadorja e SHBA, por nuk ka çfarë bën. Prezenca e saj ka trembur të gjithë të korruptuarit. Asgjë nuk bëjnë dot më, as protesta asgjë. Çdo gjë bëhet me ligj. Të korruptuarit duhet ti nënshtrohen pyetjeve të hetuesisë dhe të marrin pafajësinë në gjyq. Shumica e të korruptuarve do tu merren pronat dhe paratë. Kjo është e ardhmja e reformës në drejtësi dhe e reformës antikorrupsion. Edhe një herë e përsëris që ka një javë që ka ndryshuar gjithçka në favor të reformës”, tha Ngjela.

Zhdukja e krimit dhe korrupsionit

Më tej në reagimin e tij për gazetën, avokati deklaroi se ardhja e ambasadores Yuri Kim ka ngjallur shumë shpresë te qytetarët shqiptarë, të cilët sipas tij nuk po zhgënjehen nga puna e saj. Ngjela tha se zhdukja e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta është prioriteti kyç i politikave të mëdha ndërkombëtare për vendin tonë. Sipas tij, arritja e qëllimeve të reformës në drejtësi do të rrisë më shumë prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë, si dhe do hapet një rrugë e re zhvillimi, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.

“Ardhja e saj ishte me shumë shpresë në Shqipëri. Sipas të dhënave të mia, në shumë qytetete të vendit ajo është pritur me duartrokitje. Kjo do të thotë se ka shpresë shumë të madhe te qytetarët dhe ajo nuk po i zhgënjen. Ka filluar me intensitet të madh punën e vet, i ka dhënë shpresë njerëzve për reformën në drejtësi dhe mendoj që kështu do të vazhdojë. Shqipëria dhe shqiptarët nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë reformë që drejtohet nga politikat e mëdha do kenë dëm shumë të madh historik. Parimi me sukses i kësaj reforme dhe zhdukja e krimit të organizuar dhe korrupsionit rrit prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe jap një rrugë të re të zhvillimit ndërkombëtar, qoftë për Shqipërinë qoftë për Kosovën”, u shpreh avokat Spartak Ngjela në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

Avokati shtoi më tej se gjëja më esenciale e fjalës që mbajti ambasadorja e SHBA para gazetarëve ishte përmendja me theks e 100 vjetorit të mbrojtjes së Shqipërisë nga presidenti Uillson në 1920, duke shtuar se janari i 1920 koinçidoi me ardhjes e saj këtu. Ngjela tha se Yuri Kim e përmendi që ka ardhur në 100 vjetorin që Uisllon shpëtoi Shqipërinë dhe sipas tij ajo nuk e përmendi kot, duke theksuar se kë ka trembur kjo më mirë është të rijë në shtëpi të presë fatin. Sipas tij, e gjithë klasa politike që ka futur duart në paratë e shtetit janë të tmerruar nga reforma në drejtësi.

g.kosovari

Next Post
4 vjedhje brenda janarit në Lezhë/ Kapen dy të rinjtë e shpallur në kërkim

4 vjedhje brenda janarit në Lezhë/ Kapen dy të rinjtë e shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com