• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të korruptuarit do bëhen bashkë që të fusin në burg veten e tyre?”

by A R
05/06/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistoi Andrea Danglli

Themeluesi dhe kandidati për deputet i partisë “Sfida për Shqipërinë” Gjergj Bojaxhi, gjykon se një koalicion mes të majtës dhe të djathtës do të dëmtonte implementimin e reformës në drejtësi.

I pyetur lidhur me ndikimin që mund të ketë një bashkëpunim i tillë, Bojaxhi shprehet skemptik duke nënvizuar se partitë politike ne vend janë klienteliste dhe konceptin “e majtë” dhe “e djathtë” e përdoret thjesht për fasadë.

Në intervistën dhënë për gazetën “TemA”, ai argumenton se në politikë do të vijojë të ketë ende servilë dhe individë të paaftë që nuk do mund t’i shërbejnë vendit përderisa listat e kandidatëve hartohen nga kryetarët e partive.

Më tej, Bojaxhi rendit edhe një sërë arsyesh se pse sipas tij shqiptarët duhet ta votëbesojnë në garën e 25 qershorit.

Bojaxhi, vini si parti e re në këto zgjedhje. Referuar historisë sa herë vijnë forca të reja premtojnë se do të jenë ndryshe nga kasta e vjetër dhe pasi fitojnë votëbesim ata harrojnë ç’kanë thënë. Pse duhet t’ju besojmë juve?

Lista e kandidatëve që “Sfida për Shqipërinë” i ka vendosur Shqipërisë përpara si alternativë, përbëhet nga kandidatë profesionistë, të mirë arsimuar brenda dhe jashtë vendit dhe me qytetarë që deri më sot kanë refuzuar të bëjnë karrierë politike me rregullat e kastës së vjetër.

Sfida është ndërtuar në një mënyrë të tillë për të mos qenë e kapur dhe të mos jetë pronë e askujt. Ne kemi demokraci të brendshme dhe e vetmja parti që kemi shpallur kandidaturat sipas parimit: “Një anëtar një votë”. E vetmja parti e cila nuk ka lista të kryetarëve por të anëtarëve. Nëse do që të kesh ambicie dhe karrierë politike, këtë gjë duhet t’ia “lypësh” anëtarëve dhe jo kryetarëve. Kjo sipas meje ndërton të gjithë raportin dhe eviton atë korrupsion apo nepotizmi që kryhet brenda partive politike.

Por çfarë garancie kanë shqiptarët që nëse ju japin votën, nuk do të zhgënjehen pas katër vitesh?

Siç ju thashë Andrea, garancia që ne ofrojmë janë figurat e individëve dhe modeli i partisë së ndërtuar. Të dyja bashkë formojnë garancinë. Përtej kësaj dua të them se zë vend edhe programi politik i Sfidës. Është e vetmja forcë politike që nuk po thotë se ne jemi më të mirë se të vjetrit dhe na besoni të vijmë në pushtet. Sfida jo veç po thotë se jemi thjesht më të mirët, por ne jemi shumë më ndryshe nga ata. Po kërkojmë të kufizojmë pushtetin e politikanëve kushdo qofshin ata, ne apo të tjerë që mund të vijnë nesër.

Flitet për një skenar të mundshëm koalicioni Rama-Basha, nën optikën tuaj, sa i mundshëm është ky koalicion pas zgjedhjeve?

Ne kemi kohë që e kemi bërë të qartë se këtu ka një klasë politike e cila ka të njëjtin model, moral dhe drejton vendin me korrupsion, nepotizëm dhe klientelizëm. Veç ndryshojnë ngjyrat e fasadave të partive apo stili, por nuk ndryshon mënyra  e qeverisjes.

Marrëveshja mes tyre na konfirmoi edhe njëherë se kjo klasë politike nuk ka asnjë ndryshim brenda saj dhe është e gjitha me të njëjtin model. Nuk janë të interesuar për stabilitetin e shoqërisë dhe të vendit, por janë të interesuar për stabilitetin e karrigeve të tyre.

Për pos klauzolave të kësaj marrëveshje, gjykoni se mund të ketë një marrëveshje tjetër të fshehtë mes tyre?

Në një mënyrë apo në një tjetër këto parti bashkëqeverisin dhe merren vesh shumë mirë me njëra tjetrën. Nëse kjo marrëveshje është publike dhe e institucionalizuar në bashkëqeverisje apo jo, kjo është dytësore.

Si mendoni se do të ndikonte një koalicion qeverisës së të majtës dhe të djathtës siç e kemi parë në Francë, Gjermani apo edhe vende të tjera?

Nëse do të kishim një të majtë apo një të djathtë parimore mendoj se do pranoja që të besoja se do të ishte diçka në interes të vendit. Përderisa ne kemi disa parti që janë klienteliste dhe konceptin “të majtë” apo  “të djathtë” e përdorin thjesht për fasadë, atëherë mendoj se do ketë të bëjë me stabilitetin e pushtetit dhe jo të shoqërisë apo zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Opozita që pas shpalljes së listave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, është përfshirë në një krizë serioze brenda strukturave. Si e keni përcjellë panoramën e ngjarjeve të zhvilluara rreth saj?

E vetmja mënyrë për të rregulluar Shqipërinë është për të rregulluar dhe demokratizuar partitë politike. Partitë të cilat listat e kandidatëve i bën ende kryetari, janë parti të dështuara të cilat prodhojnë vetëm korrupsion. Ky fenomen qëndron për të gjitha partitë politike ne Shqipëri. Për aq kohë sa karriera politike e këtyre individëve që kanë dëshirë të marrin pjesë në jetën publike varet nga firma, apo nga qejfi i kryetarit të partisë se si u zgjua, ne do  vijojmë të kemi servilë ndaj kryetarëve dhe jo përfaqësues politikë që i shërbejnë qytetarëve.

Një bashkëpunim i tillë, çfarë efektesh do të shkaktonte tek implementimi i reformës në drejtësi?

Diçka nuk po marrim vesh. Këto parti kanë qeverisur për 26 vjet, nëse reforma në drejtësi do fusë në burg të korruptuarit këta kanë nevojë të bëhen bashkë për të futur në burg veten e tyre?

Ja u kam bërë dhe më herët këtë pyetje. Nëse humbni në zgjedhje, cila do jetë sfida e radhës për partinë “Sfida për Shqipërinë” ?

Mendojmë se Sfida do të jetë sukses pasi për herë të parë një grupim qytetarësh formon një forcë politike dhe për herë të parë një parti hyn në zgjedhje pa bërë kompromise apo pazare me askënd.
Në vetvete edhe kaq sa është bërë deri më sot, mund të konsiderohet si një sukses për shoqërinë shqiptare.
Me sa numra do të kurrorëzohet, mbetet për tu parë. Ne mendojmë se jemi shumë dhe besojmë se bashkë mund ta ndryshojmë këtë vend.
Ky mund të jetë një proces i gjatë dhe hapi i parë që ne po hedhim është mjaft i nevojshëm për të vijuar më tej.

Së fundmi do doja të dija diçka prej jush. Flasim për sfida. Më lehtë është të ngjisësh Everestin apo të ngjisësh shkallët e kryeministrisë?

Andrea, për Everestin dhe për Sfidën do thosha se me një skuadër të mirë, me këmbëngulje, pasion apo sakrifica, ngjitet edhe maja më e lartë në botë gjithashtu edhe shkallët e kryeministrisë. Nëse të gjithë janë nisur nga pushteti që sjell qeveria, ne do të na kenë përballë për të kundërshtuar çdo marrëveshje të fshehte dhe për të sjellë aty alternativën qytetare. Everesti do kohë të ngjitet, po ashtu edhe opozitarizmi.
Në fillim Everesti dukej ëndërr e pamundur, siç duket sot rithemelimi i klasës politike brenda pak vitesh./TemA/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit rikthehen dhe sulmojnë me fishekzjarrë te Kryeministria, Policia i shpërndan në pak minuta dhe i ndjek ‘këmba-këmbës’!

Protestuesit rikthehen dhe sulmojnë me fishekzjarrë te Kryeministria, Policia i shpërndan në pak minuta dhe i ndjek ‘këmba-këmbës’!

November 29, 2026
Deputeti Hoti u qëllua me plumb gome, Berisha reagon përsëri nga Trauma: U tentua të vritej, do përgjigjemi! Rama na ka shpallur luftë

Deputeti Hoti u qëllua me plumb gome, Berisha reagon përsëri nga Trauma: U tentua të vritej, do përgjigjemi! Rama na ka shpallur luftë

November 29, 2026
Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

Protesta e dhunshme e ditës së sotme, Shëndetësia: Deri tani 6 persona të lënduar, mes tyre edhe 2 efektivë policie!

November 29, 2026
Kuvendi miraton me 83 vota emërimin e Ervin Demos si ministër i Brendshëm! Ja kush janë 2 deputetët që votuan kundër

“Askush nuk është mbi ligjin”- Plagosja e deputetit demokrat Hoti në protestë, reagon ministri Demo: Urdhërova pezullimin e policit!

November 29, 2026
Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome në protestë, Berisha: U qëllua me urdhër politik të Ramës!

Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome në protestë, Berisha: U qëllua me urdhër politik të Ramës!

November 29, 2026
VIDEO/ Flamingot rikthehen në Pogradec, dhurojnë spektakël përgjatë bregut të liqenit!

VIDEO/ Flamingot rikthehen në Pogradec, dhurojnë spektakël përgjatë bregut të liqenit!

November 29, 2026
Vlora përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”!

Vlora përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”!

November 29, 2026
Protestuesi lëndohet gjatë protestës para Kryeministrisë, rrëzohet përtokë! Transportohet me ambulancë drejt spitalit

VIDEO/ Momenti kur deputeti demokrat Kliti Hoti qëllohet me plumb gome dhe shtrihet në bulevard! Merret nga ambulanca

November 29, 2026
Departamenti Amerikan i Shtetit akuzon Iranin për fshehjen e gjendjes së vërtetë ekonomike

Departamenti Amerikan i Shtetit akuzon Iranin për fshehjen e gjendjes së vërtetë ekonomike

November 29, 2026
“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

14 vjet nga shpallja e pafajësisë në Hagë, Haradinaj: U vërtetua pastërtia e luftës së UÇK-së

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In