• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Të kesh turp…”/ Kunatat konfliktohen për trashëgiminë e pronave

by Java News
10/12/2023 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bukuria ka shkuar tek “E diela shqiptare” me Eni Çobanin për t’u përballur me kunatën pasi është ndier e fyer nga një seancë ndërmjetësimi mes Nashiferit dhe vajzës së saj Dorina dy javë më parë ku ato kanë hedhur akuza për pjestarë të familjes. Bëhej fjalë për një banesë në Papër të Elbasanit ku jeton Nashiferi me familjen por që pronësinë nuk e ka ajo. Nashiferi ka thënë në seancën e kaluar se i takon asaj shtëpia sepse ka pleqëruar prindërit e burrit por këtë version e hedh poshtë Bukuria duke thënë se kunata gënjen pasi të gjithë fëmijët janë kujdesur për prindërit.

Ilir: Nashiferin nuk dua ta shoh as të gjallë, as të vdekur. Nuk është në familjen time.

Eni Çobani: Nashiferi është në familjen tënde se ka bërë tre fëmijë me këtë zotërinë apo jo? A ka bërë fëmijë me Yllin, vëllain tënd, si s’qenka pjesë?

Ilir: Ylli është i ndarë këtu e 45 vjet.

Eni Çobani: Ylli mund të jetë i ndarë nga trungu i familjes sepse është i martuar por është djali i Merkos dhe këtë të drejtë nuk ia hiqni ju.

Ilir: Ai është i ndarë, ka patur shtëpinë e vet dhe shtëpinë e vet e ka shitur.

Eni Çobani: Po dhe është futur në shtëpi tjetër apo jo?

Ilir: Po është futur në ’96-97, kur u bë piramida.

Eni Çobani: I dashur, jemi në 2023.

Ilir: Ka këtu e 17 vjet që kanë vdekur prindërit e mi kurse unë s’i kam kërkuar as qira, asgjë, të dalë nga shtëpia se unë nesër, pasnesër do nisem me gjithë familjen do vij në Shqipëri, do jetoj atje, do i braktis të gjitha këto këtu.

Eni Çobani: Shumë mirë. Ilir, të lutem, keni ju certifikatë pronësie të kësaj banese?

Ilir: Kush e ka certifikatën, ajo aty përpara? Ka ajo certifikatë?!

Me ton të lartë e të acaruar, Iliri nis të shajë e fyejë Nashiferin. Ai nis të theksojë se nuk e sheh si pjesë të familjes dhe përmend ish-gruan e parë të të vëllait, Yllit. Sa i përket debatit nëse prindërit e tij janë pleqëruar nga Nashiferi siç u tha në seancën e shkuar, thotë se nuk është e vërtetë.

Ilir: Unë nuk e pranoj atë në familjen time! Ajo është e ndarë nga ne!

Eni Çobani: Si qenka e ndarë kur është nusja e vëllait tuaj?

Ilir: Ylli është i ndarë që me gruan e parë!

Eni Çobani: Po pra dakord, është martuar me të dytën, ka bërë dhe fëmijë dhe ka pleqëruar dhe prindërit tuaj dhe jeton në atë shtëpi.

Ilir: Nuk i ka pleqëruar, ka vajtur në ’97-98 atje.

Eni Çobani: Po dhe prindërit tuaj kur kanë ndërruar jetë?

Ilir: Prindërit e mi kanë këtu e 17 vjet që kanë ndërruar jetë!

Eni Çobani: Po pra, kush i ka pleqëruar gjithë atë periudhë?

Ilir: Kush i ka pleqëruar, te shtëpia e Bukuries ka vdekur plaku! Plaku ka pas kërkuar te plehrat e Papërit.

Nashifer: Po se ishte me sklerozë!

Ilir: Është turp! S’ke turp! (Mes Ilirit dhe Nashiferit vijojnë ofendimet).

Nashifer: Turp duhet të kesh ti ore që i the babit mos ma pafsh hajrin!

Ilir: Të kesh turp!

Nashifer: Turp të kesh ti që nuk erdhe njëherë në 15 vjet, erdhe dhe e gjete tët ëmë të vdekur! Që nuk more njëherë në telefon! Që e çove te Bukuria se doje të fejoheshe dhe ta shihte vjehrri se ishte me sklerozë! (Teksa Nashiferi bën këto deklarata, Bukuria nis të bëjë shenjë mohuese me gisht).

Ilir: Të kesh turp!

Nashifer: Turp të kesh ti që nuk i pe për së gjalli! Turp të kesh ti që nuk pyet për vëllain tënd që e ke të paralizuar! Këtë të kesh turp! Që është sot në karrocë!

Ilir: Unë vëllain vij e marr nesër dhe e bie këtu në Greqi!

Nashifer: Po nuk pyet për njeri ti!  Një që nuk pyet për nënë e babë nuk pyet për njeri në botë!

Ilir: Ti e ke begenisur ashtu vëllain!

Nashifer: Ke fytyrë ti të dalësh këtu? Ke surrat ti që s’pe tët ëmë e tët atë?

Ilir: Po ti s’ke fytyrë të dalësh në lagje moj! Turp të kesh!

Bukurie: Dorina çfarë ke kërkuar nga unë dhe të kam refuzuar?

Nashifer: S’tha njeri për ty o Bukuri.

Bukurie: Më keni mohuar që prindërit, ti e di shumë mirë, Ferdi ka ardhur i ka marrë prindërit që të dy dhe kur ndërroi jetë nëna, ka ardhur ka marrë edhe babin. Pa mbushur vitin nëna, ndërroi jetë edhe babi.

Eni Çobani: Kanë ndërruar jetë te Bukuria.

Dorina: Unë jam rritur me gjysh dhe gjyshe. Si i pleqëroke ti, unë jam rritur te ti i bie?

Bukurie: Dorina, nuk dua të nxjerr më shumë! Po t’i them të vërtetat unë, ti del e humbur Dorinë e dashur!

Dorina: Pse do dal e humbur?

Bukurie: I dimë shumë mirë nga brenda! Unë i lutem Ilirit ta vërë dorën në zemër, ta dhurojë.

Next Post
Ekonomia, sa e varur nga ndërtimi! Vrojtimi austriak: Në Shqipëri, tregu i pasurive të paluajtshme, formë investimi

Ekonomia, sa e varur nga ndërtimi! Vrojtimi austriak: Në Shqipëri, tregu i pasurive të paluajtshme, formë investimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

March 18, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

March 18, 2026
VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

March 18, 2026
FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In