• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të kesh simptoma edhe disa muaj pasi sëmundja ka ikur zyrtarisht/ Studimi: Ja cilat janë 4 format e “Covid-it të zgjatur në kohë”

by Java News
24/10/2020 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërimi nga Covid-19, nuk është gjithmonë aq i lehtë sa rezultati “negativ” i një tamponi. Disa njerëz, madje edhe që kanë forma të lehta të infeksionit, vazhdojnë të përjetojnë simptoma të dobësisë fizike dhe jo vetëm, për shumë javë apo edhe muaj pasi sëmundja ka ikur zyrtarisht.

Këto “pasoja” nga koronavirusi i ri janë aq të larmishme dhe të ndryshme, sa që i shpëtojnë një përkufizimi të vetëm mjekësor. Tani, duke përdorur të dhënat dhe dëshmitë e mijëra pacientëve që e gjejnë veten në këtë gjendje, Instituti Kombëtar Britanik për Kërkime Shëndetësore ( NIHR) ka propozuar një klasifikim më të saktë të formave të ndryshme të “Covid-it të zgjatur në kohë”, që do të ndihmojë në fokusimin mbi panoramën klinike të atyre që po e përjetojnë këtë gjendje.

Sipas institutit britanik, nën përkufizimin e “Covid-it të zgjatur në kohë”, mund të fshihen në fakt 4 sindroma të ndryshme:dëmtimi i përhershëm i disa organeve të prekura nga infeksioni i koronavirusit të ri; sindromi i post-terapisë intensive, një sindromë e lodhjes post-virale, dhe qëndrueshmëria e simptomave të vërteta të Covid-19.

Ajo që shqetëson pacientët e shëruar vetëm në letër nga ky virus, mund të jenë dëmtime në disa organe, si mushkëritë, zemra ose truri; ose pasojat fizike, njohëse dhe psikologjike të përballjes me qëndrimin për javë me radhë lidhur pas ventilatorit, duke filluar me dobësinë fizike, atrofizimin e muskujve, apo çrregullimin e stresit post-traumatik.

Gjendja e tyre e keqe shëndetësore, mund të lidhet gjithashtu me lodhjen, që shpesh shoqërohet me infeksione virale (pasojë e një reagimi imunitar të tepruar), apo në varësi të simptomave – siç janë vështirësi në frymëmarrje – të cilat mund të jenë qetësuar, por nuk janë zhdukur plotësisht.

Në studim thuhet se një pacient me një “Covid të zgjatur në kohë”, mund të përjetojë gjithashtu 2 sindroma të ndryshme në të njëjtën kohë, dhe se ato mund të luhaten sa i përket ashpërsisë së tyre (duke u zvogëluar derisa gati zhduken, por që më pas përsëriten) ose duke përfshirë kohë pas kohe organe të ndryshme (mushkëria, zemra, lëkura, truri, muskujt, ligamentet, veshkat, sistemi gastrointestinal).

Një nga përfundimet e raportit, është pikërisht fakti që Covid-19 nuk është një sëmundje lineare që ka gjithmonë një fillim, një fazë akute prej 2 javësh, dhe një fund, por një gjendje që mund të ketë si model një lloj cikli si ai i përshkruar më lart.

Raporti “Të jetosh me Covid-19”, u përpilua pasi studioi dhjetëra dëshmi të pacientëve me “Covid të zgjatur në kohë”, dhe u fokusua më shumë në përvojën e 14 pacientëve të regjistruar në grupin më të madh të pacientëve me këtë sindromë në Facebook, që ka më shumë se 20.000 anëtarë.

Studimet e fundit sugjerojnë se një pjesë e mirë e pacientëve me Covid-19, vazhdojnë të përjetojnë një ose më shumë simptoma edhe disa muaj pas shërimit. Një hulumtim paraprak në Korenë e Jugut, zbuloi se 91.1 për qind e 65 njerëzve të shëruar nga Covid-19, vuanin nga të paktën një efekt afatgjatë, kryesisht lodhje ose mungesë përqendrimi.

Një studim tjetër i 120 pacientëve në Francë, tregoi se 55 për qind e tyre, ndjeheshin ende të lodhur edhe pas 100 ditëve nga shtrimi në spital, dhe 42 për qind kishin vështirësi në frymëmarrje, 34 për qind, humbje të kujtesës, 28 për qind kishin probleme me përqendrimin, dhe 30 për qind me gjumin. / Focus – Bota.al

g.kosovari

Next Post
“Hesapet i lajmë më 25 prill”, Balla-Metës: Është hedhur në llucën e ish-partisë së tij, çon mesazhe se do lëshojë mandatin

“Fleta e votimit s'është gati se e bllokoi në mënyrë të pakuptimtë Meta"/ Balla: Në 25 prill s'votohet vetëm për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com