Dy shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve janë arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Itali.
Policia e Shtetit thotë se nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.
Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.
g.kosovari