• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Do të kërkojmë në raft të librave Dritero!

by S M
03/02/2017 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Vargjet e tij për kollën e thatë dhe kamarierët që s’do e shohin më në kafenenë e preferuar, tashmë kanë bërë xhiron e botës shqipfolëse. Kënga e Gjebresë me tekstin në fjalë, po shoqëron orët e para të dhimbjes që shkaktoi vdekja e shkrimtarit të madh Dritero Agolli.

Letërsia shqipe ka humbur një ndër personalitetet më përfaqësuese të saj, ka humbur njeriun që shihej si poeti i popullit, si shkrimtari i masave, duke mbetur elegant dhe i papërsëritshëm në artin e tij. Romancier dhe poet i dorës së parë, dramaturg dhe gazetar i njohur, politikan që dha një kontribut të madh me urtësinë dhe moderimin e fjalës së tij, gjatë një dekade të egër përplasjesh politike në vitet ’90, Agolli është një figurë shumëplanëshe që ka shoqëruar disa epoka historike të Shqipërisë: nga paslufta, tek periudha komuniste, ndryshimi i sistemit dhe rrugëtimi i vështirë i demokracisë së brishtë shqiptare.

Dritëro Agolli kishte kohë që e këqyrte nga larg dhe pa interes jetën e sotme shqiptare plot stres, frenezi dhe pse jo edhe falsitet. Udhëtar i një kohe tjetër, ai vijonte të mbetej për së gjalli një gur kilometrik në letërsinë e kulturën shqiptare, duke pasur vazhdimisht vëmendjen, përkujdesjen dhe dashurinë e një mase të madhe njerëzish të thjeshtë, për të cilët ai shkroi dhe krijoi gjatë gjithë jetës së tij. Agolli ishte një patriark që nuk kishte nevojë për të tjerët, por të tjerët kishin dhe kanë nëvojë për të dhe veprën e tij.

Agolli i dha dimensionin e artit të madh dhe të humanizmit të prekshëm letrave shqipe. Shkrimtar i madh dhe poet i pakrahasueshëm në epokën e letërsisë së pasluftës së Dytë Botërore, Dritëro Agolli ka shenjuar një herë e mirë me daltën e tij artistike, një kapitull të rëndë në panteonin e kulturës shqiptare.

Javanews bashkohet me mijërat e shqiptarëve që këto orë po i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve të shumtë dhe të gjithë atyre që u rritën duke mësuar përmendësh vargjet e këtij kolosi të letrave shqipe. U prehsh i qetë Dritero Agolli! Do të kërkojmë në raft të librave, aty ku na e le amanet!

Next Post
Meta: Agolli reformator i jashtëzakonshëm i letërsisë dhe i politikës shqiptare

Meta: Agolli reformator i jashtëzakonshëm i letërsisë dhe i politikës shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, Trump paralajmëron sulme të ashpra ndaj Iranit: Sot do të goditet shumë fort

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In