• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me të kaluarën e babait del e humbur…” Kryebashkiaku i Dibrës i përgjigjet deputetes së PDIU

by A R
03/11/2017 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë deputetja e PDIU në Dibër Reme lala sulmoi ashpër kryebashkiakun e Dibrës Muharrem Rama. Ajo e quajti hajdut dhe pijanec që nuk merret me hallet e dibranëve.

“Bashkia Diber eshte inekzistente, Dibra eshte e paralizuar. Nje ose dy dite ne jave shkon kryetari i bashkise ne bashki nga 20 minuta, dhe athere pasi te kete pire nja 5 dopio raki. Dhe ato pak shkresa qe firmosen qe jane ne interesat e kryetarit e rrethit te ngushte shoqeror te tij,  jane te njollosura me yndyre qoftesh dhe te lagura nga rakia, sepse firmosen neper qepabtore. Ky kryetar bashkie nuk vleresohet nga askush me ne DIber, se  eshte ne sherbim vetem te bizneseve te veta”, tha Lala.

Por sot ka ardhur reagimi i Kryetarit të Bashkisë Dibër, Muharem Rama, i cili thote:

maxresdefault

“Nuk duhet të gërrmosh në jetët e të tjerve e as të bësh Gjykatësen dhe Prokuroren nëse do të futesh tek ajo kastë e re politikanësh që betejat e tyre nuk do i zhvillojnë duke drejtuar gishtin por duke përvesh mengët e fut punës dhe për të cilën vëndi ynë ka aq nevojë”.

Statusi i plotë:

Po i përgjigjem shkurt zonjushës Lala, të bijës së Ymer Lala për të gjithë ju që e njihni, jo duke e sulmuar me të vetmin argument “SHPIFJEN” ashtu si ajo keq e nisi fjalimin e saj të parë e as duke u “MBROJTUR” për çka llogari do ti jap vetëm bashkëqytetarve të mi dhe askujt tjetër, por duke e këshilluar publikisht, meqënëse gjykoj se si e re që është në politikë, ka nevojë shumë !
Përpara se të nxjerrësh në pah hallet e Dibranëve që nuk janë as më shumë dhe as më pak nga problemet e të gjithë qytetarve në shumicën e bashkive të vëndit tonë, dhe fort në emër të tyre t’flasësh eja në Dibër sidomos Peshkopi meqënëse aty more edhe shumicën votave të tua, njihu nga afër me çfar në të vërtetë janë nevojat e njerzëve të thjeshtë, e qytetit dhe fshatrave që në bashkinë tonë janë aq të largët sa nuk besoj se as i ke parë. Nqs do ti biesh shkurt se gjatë nuk mund të rrish atëher për sa të takon infon ta jap unë, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë pasi jetoj këtu e 50 vjetë.
Të këshilloj mos të flasësh në emër të së ashtëquajturës Parti tënde por ti referohesh gjithmonë votave personale ashtu si edhe vetë i quajte. Dhe e di pse, sepse në Dibër as nuk ka elektorat Çam dhe aq më pak votues që të njohin kauzat e shenjta do t’thoja të kësaj partie. Mjaft i është marrë vota Dibranit me mashtrime e gënjeshtra, intriga e presione, me buk e kërbaç, mos i ngatërro edhe më këtë pjesë se nuk e meritojnë kaq shumë t’jua fyesh Inteligjencën.

Denoncimet e problematikave sidomos atyre me karakter teknik përpara se ti bësh përpiqu ti kuptosh si për nga natyra dhe vërtetësia ashtu edhe edhe për sa i përket zgjidhjes që ofron. Kjo do të’t bëjë një Politikane të besueshme, më beso! Ke të drejtë Bashkia Dibër nuk funksionon ende ashtu si Unë do doja dhe as si i kam premtuar elektoratit, së pari atij që më ka votuar por jo vetëm dhe kjo e di pse, pasi kemi qenë shumë të ngadaltë në Reformën që duhet të bënim tek administrata që gjetëm këtu e 10 muaj më parë. Administratë dhe punonjës të futur në punë në këmbim të votës që të bëri ty deputete por pa kurrfarë kapaciteti profesional. Kjo patjetër që ka pasur dhe vazhdon të ketë përsëri efekte negative në performancën në tëresi të institucionit, por të premtoj se ka filluar të ndryshojë dhe do të vazhdoj me ritme të shpejta.

Nuk duhet të gërrmosh në jetët e të tjerve e as të bësh Gjykatësen dhe Prokuroren nëse do të futesh tek ajo kastë e re politikanësh që betejat e tyre nuk do i zhvillojnë duke drejtuar gishtin por duke përvesh mengët e fut punës dhe për të cilën vëndi ynë ka aq nevojë. Pastaj të jesh e sigurtë që me të kaluarën dhe të tashmen e larmishme që ka babai yt do dalësh e humbur dhe e dëmtuar. Dëm ky që unë personalisht mendoj se je shumë e re për ta merituar.

Kryetari Bashkisë Dibër,
Muharem Rama

Next Post
“Tahirit i duhet ndihma e Jolezës…” Ironia e Shkëlzenit

"Tahirit i duhet ndihma e Jolezës..." Ironia e Shkëlzenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

August 19, 2026
Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

August 19, 2026
Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

August 19, 2026
FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

August 19, 2026
Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

August 19, 2026
I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

August 19, 2026
Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 19, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

August 19, 2026
“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

August 19, 2026
Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com