• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të kalosh pushimet e verës në Shqipëri

by A R
02/09/2018 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Francesca dhe Roberto, që kanë blogu italian “Patatofriendly” që i dedikohet udhëtimeve për familjet që kanë fëmijë të vegjël, kanë ndarë me lexuesit e tyre eksperiencën fantasatike që kanë kaluar gjatë pushimve të verës në Shqipëri bashkë me djalin e tyre të vogl, si dhe i ftojnë të gjithë që të vijnë të vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm.

Më posht vijon artikulli i plotë:

Herën e fundit që e kemi vizituar, ka qenë viti 2015, kur u thamë të afërmve dhe miqve se destinacioni jonë veror do të ishte Shqipëria ata na panë si të ishim “alienë”.

“Një muaj në Vendin e Shqiponjave me një fëmijë?”; “Vërtet?”; “Dhe mbi të gjitha… Përse?”

E megjithatë neve na dukej një zgjedhje shumë normale. Bëhet fjalë për një vend shumë afër me Italinë, shumë i sigurt dhe i lehtë për t’u vizituar, pa probleme të tipit sanitar apo politik. Çfarë kishte kaq të çuditshme të kalonim pushimet e verës në Shqipëri me djalin tonë?

Por të gjithë u surprizuan shumë. Madje pediatrja e djalit tonë, edhe ajo e fiksuar pas udhëtimeve, në nxiti që ta mendonim mirë këtë destinacion. Ishte aq e habitur për zgjedhjen tonë sa që Roberto, që kishte qenë në Shqipëri dy herë para se të kryenim këtë udhëtim, ishte përpjekur ta garantonte duke i treguar për eksperiencat e tij të mëparshme në Shqipëri, që sigurisht kishin qenë të gjitha pozitive.

Tani kanë kaluar tre vite dhe të bësh pushimet në Shqipëri për italianët nuk është më diçka e pazakonte, përkundrazi. Megjithatë vazhdon të mebtet ndonjë paragjykim.

Në fund të fundit, sikurse na kishte thënë një shqiptar që takuam gjatë udhëtimit tonë, nëse të gjithë ikin nga një vend, më pas njerëzit fillonë të mendojnë se nuk ka asgjë të mirë aty, as për të bërë dhe as për të parë.

Kjo është për shkak të paragjykimit, që sikurse e thotë edhe vetë fjala është një gjykim a priori, pa patur elemente realë në mbështetje të këtij vlerësimi. Si dhe nga media. Sepse ato imazhet me varka të mbushura gati sa të shpërthejnë me djem dhe vajza në kërkim të një të ardhmeje më të mirë i kujtojnë shumë veta.

Shqiptarët, një popull i harruar, në pak ditë u katapultuan jashtë kufijëve të tyre.

Kush e njeh historinë shqiptare? Pak, shumë pak. E pranoj, duhej të shkoja ta kërkoja para se të nisesha. Lundrova nëpër faqe interneti dhe libra për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Kush ishte Enver Hoxha? Përse shqiptarët ishin larguar nga vendi i tyre?

Duke lexuar nuk kuptova shumë. Më sakt, kuptova vetëm një pjesë të asaj gjullurdie të komplikuar që është histroia shqiptare, një përzierje e Luftës së Ftohtë, komunizmit dhe pasojave të Luftës së Dytë Botërore. Lexova shumë por kuptova pak, për të kuptuar më shumë më shërbyen bisedat që bëra. Duke debatuar me njerëzit, duke biseduar me ata që ishin afër çadrës së plazhin dhe me çiftet që shëtisnin të kapur dorë për dore në shëtitoren e Durrësit, duke pirë një kafe në bar me shqiptarët që kishin ardhur nga Italia për të kaluar pushimet në atdheun e tyre dhe duke diskutuar me ata për atë Shqipëri që sot nuk është më.

Të flasësh me shqiptarët kupton shumë gjëra. Dhe kjo është një prej pasurive të të udhëtuarit në Shqipëri. Sepse aty barriera gjuhësore gati nuk ekziston dhe mjafton shumë pak për t’u futur në një botë të vështirë që është një e kaluar shumë e afërt. Një realitet që të duket i pabesueshëm vetëm kur e dëgjon ndërsa ata, shqiptarët që kanë të njëjtën moshë me mua, e kanë jetuar në kurrizin e tyre.

Dhe një ditë u arratisën.

Por më pas për t’u kthyer. Sepse sot shqiptarët po kthehen në shtëpi dhe jo vetëm për të kaluar pushimet në Shqipëri. Kthehen për të jetuar, kthehen për të ëndërruar dhe për të ndërtuar një të ardhme ndyrshe. Sigurisht, jo të gjithë, por disa po. Kthehen. Kthehn të ndryshuar, të larguar fëmijë kthehen burra. Rikthehen në atë vend që i pa të lindnin por jo të studionin, kthehen si shefa kuzhine apo ekspertë të verës. Por kthehen edhe si avokatë, tregtarë dhe sipërmarrës. Kthehen në shtëpi dhe ndërtojnë të ardhmen e një vendi.

Edhe për këtë arsye Shqipëria është një vend që e dashuroj. Një vend që vjen era të ardhme dhe shpresë, pavarësisht të gjitha problemeve. Një vend që pret turistët italianë me plazhe tërheqëse dhe ujëra të kristaltë, i fton të zbulojnë rrënoja antike, i shoqëron nëpër liqene dhe pyje. Dhe më pas u përgatit një kafe “të vërtetë” që i bën të ndihen si në shtëpi.

Tre vite kanë kaluar që kur kaluam pushimet tona në Shqipëri. Tre vite gjatë të cilave shumë na kanë kërkuar këshilla dhe garanci për të vajtuar në Vendin e Shqiponjave. Në kthim disa na kanë treguar, na kanë thënë se Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe se ende po ndryshon shumë, me ritme marramendëse. Por të gjithë na kanë thënë se kanë kaluar shumë mirë.

Edhe për këtë arsye duam të rikthehemi, dëshirojmë të shohim çfarë ka ndodhur dhe të shohim këtë vend që na ka hyrë kaq shumë në zemër. Tre vite mund të jenë pak, por edhe një përjetësi dhe tani jemi kureshtarë të dimë si është të kalosh tani pushimet e verës në Shqipëri.

Për sa u përket juve, nëse nuk keni vendosur ende ku të shkoni për pushime mendojeni ta kaloni verën në Shqipëri.

/b.d

Next Post
Investim i ri në rrjetin ujësjellës për zonën e Shkozës

Investim i ri në rrjetin ujësjellës për zonën e Shkozës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com