• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të ka lali shpirt…”/ Mandi Nishtullës e Silva Gunbardhi sherr në emision: Ti me Alfred Sulën, e keni shitur këngën në 30 vende të Evropës, më keni vjedhur…!

by Java News
02/01/2022 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarët Silva Gunbardhi dhe Mandi Nishtulla janë përplasur në ‘Shihemi në Gjyq’ në Tv Klan për të drejtat e këngës ‘Të ka lali shpirt’.

Mandi Nishtulla ka akuzuar kolegen e tij se e ka shitur këngën bashkë me Alfred Sulën (i cili kishte edhe studion muzikore) në 30 vende të Evropës. Madje sipas Mandit, e kanë dërguar edhe Afrikë, te një kolegia e tij.

Nga ana e saj, këngëtarja Silva Gunbardhi ka reaguar duke thënë se nuk e ka shitur këngën dhe nuk mund të shiste një këngë që nuk mbante emrin e saj.

Mandi Nishtulla: Silva e di sa kemi dhënë ne për atë këngë, në çdo muaj i kam parapagesat këtu. Ty të kam motër se ke pranuar të vish. Pagesa ime është 5 mijë dollarë në muaj. E di çfarë dua të them që na kanë vjedhur të drejtën mua dhe ty.

Silva Gunbardhi: Unë e kam problem kur më bëjnë hajdute mashtruese, që kam bërë vila. Nuk vuaj unë për lekë Mandi.

Mandi Nishtulla: Janë miliona klikime Silva.

Eni Çobani: Tani do flasim për kontratat, Silva ke firmosur dhe ke marrë 10 për qind. 40 për qind të kësaj kënge i merr Alfred Sula dhe 50 për qind i merr firma Akromax. Tani Mandi dhe Silva para se të merrni vendime duhet të lexoni ligjin, Silva është vetë me formim ligjor ndërsa Mandi jo.

Mandi ka përgjegjësinë e madhe që ka krijuar një këngë dhe sot nuk ka një kontratë që të mbrojë të drejtën e tij. Më në fund u desh tani ky fillimviti që të dalë kjo. Çfarë thotë ligji Alfred i dashur dhe më sigurove që ‘unë kam marrë të gjitha të drejtat e sigurimit dhe përdorimit nga z. Mandi. Po të bëj një pyetje publikisht, nuk ke pranuar të flasësh në telefon.

Mandi Nishtulla: Sepse është një hajdut i jashtëzakonshëm.

Eni Çobani: Të lutem, ky zotëria që juve thoni që nuk ka asnjë të drejtë por me një kontratë të Akromaksit dhe me një firmë të babait të tij Pëllumbit, ka firmosur shitjen e kësaj kënge si autor i kësaj kënge një këngëtareje me famë në bullgari, Dezis Slava. Mandi më siguron që kënga është shitur por nuk është shitur vetëm në Bullgari.

Mandi Nishtulla: Në 28 vende të Evropës e kanë shitur.

Eni Çobani: Por është shitur edhe në Rumani. Mandi pretendon se është shitur në 28 vende

Ardit Gjebrea: E kanë shitur ata?

Mandi Nishtulla: Po ata e kanë shitur

Ardit Gjebrea: Ah ti ia dhe vetëm bullgarit!?

Eni Çobani: Vetëm Rumanisë dhe Bullgarisë ia ka dhënë Mandi. Si është e vërteta e kësaj?

Silva Gunbardhi:: E vërteta është që Alfred Sula, kur unë u shqetësova shumë se kam muaj që akuzohem si hajdute, falsifikatore, si mashtruese

Mandi Nishtulla: Të kërkoj ndjesë se vetëm më ke dhënë të drejtë. Kemi pasur edhe shaka bashkë, ti e di çfarë shakash kemi pasur

Silva Gunbardhi: Kam qenë gjithmonë serioze dhe me të drejtën.

Mandi Nishtulla: Po thua gënjeshtra se nuk je e drejtpërdrejtë.

Silva Gunbardhi: Çfarë kam bërë unë që të akuzohem si mashtruese, hajdute kam blerë vila dhe akuza të tilla të rënda.  Jam akuzuar se kam vjedhur Mandin.

Mandi Nishtulla: Atje njihet Mandi Nishtulla.

Silva Gunbardhi: Mi ka marrë lekët ajo gaxhia, ajo e bardha.

Mandi Nishtulla: Po pse ofendon ashtu, unë s’të ofendova? Pse po thua tani që po bën dallim racial.

Silva Gunbardhi: Ah kaq të rënda kanë qenë fjalët e tua sa sot prekesh Mandi! Sepse kështu the që nuk marr lekë se jam i këtij komuniteti, jam me ngjyrë tha. E ktheu në raciale!

Mandi Nishtulla: Ti dhe Alfred Sula ke shitur këngën në 30 vende të Evropës, madje deri në Afrikë te Saho, te kolegia ime.

Silva Gunbardhi: Kur nuk ka emër aty; Silva Gunbardhi, si ta shes këngën mo Ardit ? Ma tregon pak këtë logjikën e Mandit?

Ardit Gjebrea: Nuk e ka shitur Silva këngën.

Mandi Nishtulla: Po kush e ka shitur këngën?

Silva Gunbardhi: Studiot…

Mandi Nishtulla: Ti marrke 10 për qind prej Alfredit dhe nuk e marrke këngë.

Silva Gunbardhi: Më thanë Silva do firmosësh se do lekë Mandi, po le ti marrë lekët Mandi. Më bëhet qejfi.

Mandi Nishtulla: Pse nuk ma dhe të drejtën kur ishte 20 milionë klikime kënga. Fol me mua, kur ishim te Sheratoni.

Next Post
“Krim që duhet të ndëshkohet ashpër”/ Balla për publikimin e të dhënave personale: Përpjekje për të destabilizuar…!

Fokusi i qeverisë socialiste/ Balla: Ja kush është “ilaçi” kundër korrupsionit, do bëjmë diferencë në mandatin e tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In