• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të justifikosh bëmat e tua shqiptare me shembujt nga perëndimi

by Alfred Peza
08/01/2021 23:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Të vjen për të qeshur e për të qarë nga qasja e shumëkujt në Tiranë, që rreket të shohi tek çdo e keqe apo e metë e sistemit të demokracisë perendimore, si justifikim për atë që bën keq ose shumë më keq vetë në Shqipëri. Sikundër janë të njëjtët ata që fitoret e të singjashmëve, që nuk arrijnë që ti realizojnë dot vetë në sistemin politik dhe elektoral të vendit, i përjetojnë me triumfalizëm si të tyret.

Mjafton të shohësh mënyrën sesi reagon propaganda opozitare, njerëzit e saj në media dhe faktorët e opinionbërjes së tyre publike dhe politikanët e liderët kryesorë vetë, për të kuptuar se kemi të bëjmë me një dukuri për tu studiuar shumë më thellë sesa rreshtat e këtij shkrimi. Nga e cila mund të bëjmë më kollaj më pas lidhjen, se përse ata u ngazëllyen aq shumë në Shqipëri, kur mbështetësit e Presidentit Amerikan Donald Trump mësynë për të pushtuar Kapitolin.

Me siguri që tek ata që u futën dhe përdhosën tempullin më të lartë të demokracisë botërore, kanë parë me sytë e mendjes veten dhe bëmat e militantëve të tyre qorrë. E bashkë me justifikimin, u duk sikur gjetën aty, edhe melhemin për plagët e tyre të pashërueshme politike. Me siguri i janë kujtuar sulmet mbi Kryeministrinë dhe institucionet e tjera kryesore kushtetuese të vendit, nga “grushti i shtetit” i 14 shtatorit 1998 tek “revolucioni i molotovëve” të 2019, kur mësynë mbi godinën e Parlamentit dhe deri tek “Revolucioni i gurëve” në muajin kaluar.

Kur kanë qenë duke parë ato skena tronditëse që bënë xhiron e internetit, rrjeteve sociale dhe mediave botërore disa në Tiranë janë ndjerë pas kësaj mëse të lehtësuar. Të justifikuar. Madje të larë e të kulluar nga të gjitha mëkatet e jetës së tyre në qendër të skenës politike kombëtare. Pasi të njëjtat skena që liderët e opozitës sonë i kanë dirigjuar rëndom prej 30 vjetësh me radhë, sa herë që i është dashur për nevojat e kolltukut të vet, i panë live këtë radhë edhe në simbolin e demokracisë 232 vjeçare amerikane.

Por e gjitha kjo është një qasje, sa naïve, aq edhe cinike. Sa budallaqe, aq edhe shejtanbudallaqe. Sa e pashpresë, aq edhe e pangushëllueshme. Për të gjithë ata që gabojnë, shkelin rregulla dhe ligje, norma dhe kushtetutë, përdhosin simbole e tejkalojnë vijat e kuqe të një sistemi demokratik, nuk ka pus, det e oqean që ua lan mëkatet. Që ua qetëson shpirtërat. Që ua justifikon bëmat. Që ua fal çmenduritë. Që ua shëron demonët e arritjes së qëllimeve, përmes të gjitha mjeteve që nuk ua lejojnë vijat e bardha të një sistemi që të gjithë e kemi pranuar e përqafuar me dëshirë.

Ndaj as kur vandalët pushtojnë tempujt e demokracisë, as kur liderët nuk zbatojnë rregullat e shkruara e të pashkruara të lojës, as kur populistët luajnë me emocionet njerëzore, as kur ekstremistët shfrytëzojnë plagët e zhvillimit në hapësirën veri-atlantike, nuk ka asnjë justifikim për politikanët shqiptarë. Nuk ka asnjë ngushëllim. Nuk ka asnjë falje. E aq më pak ndonjë amnisti shpirtërore, morale, politike e ligjore për liderët që kanë kontribuar për ta bërë demokracinë një sistem ndryshe nga sa e meritojnë qytetarët e tyre.

Pas ngjarjeve të fundit të 6 janarit 2021, është e kotë të thuash që demokracia amerikane, perendimore dhe botërore në tërësi, është vënë si kurrë më parë në një provë zjarri për të ardhmen. SHBA kanë ditur dhe do të dijnë edhe këtë radhë, që të ringrihen në lartësinë e peshës së tyre globale dhe misionit për të udhëhequr qytetërimin dhe ëndrrën e brezave për liri dhe demokraci. Liderët shqiptarë janë shumë të vegjël, për tu gëzuar, e aq më pak që të kenë mundësi të ngrohin duart me një zjarr si ky.

Është e kotë sot që të japësh leksione demokracie, po aq sa është edhe më e kotë, të gëzohesh kur sheh vetën tënde në një pasqyrë aq të madhe sa ajo e SHBA. Dëmi më i madh që Donald Trump mund ti bënte demokracisë shqiptare me modelin e tij, është që ti inkurajojë individët, politikanët dhe liderët tanë me shembullin e tij. Jo vetëm për ti ngushëlluar në gjëmat e tyre, të ngjashme proporcionalisht me bëmat e tij, por edhe për ti inkurajuar në demokraci si ato të ballkanit me një raport aspak të mirë në historinë e tyre me demokracinë.

Lajmi i mirë për të gjithë njerëzimin është se ka filluar numërimi mbrapsht për largimin nga skena e politikës botërore të një Presidenti Amerikan, që nuk e errëson dot veprën e 45 paraardhësve dhe të pasardhësit të tij. Lajmi i keq për politikanët shqiptarë dhe njerëzit rreth tyre që u gëzuan këto ditë, është se pas 20 janarit 2021, nuk do të kenë më mundësi, as të ngushëllohen e jo më të inkurajohen për të vijuar me ato që kanë bërë për 30 vjet me radhë.

Next Post
Vranësira dhe reshje shiu/ Ja parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In