Yjet e Hollivudit mundohen që jetën e tyre private ta mbajnë larg nga sytë e publikut, por shpesh detajet private rrjedhin jashtë, e sidomos për dashurinë. Ndodh që të famshmit shpesh të mburren me aftësitë apo ndodhitë e tyre të dashurisë
Ata janë nocioni i fantazisë së seksit kur bëhet fjalë për filmin, por cila është situata kur bëhet fjalë për jetën e tyre të vërtetë? Yjet e Hollivudit mundohen që jetën e tyre private ta mbajnë larg nga sytë e publikut, por shpesh detajet private rrjedhin jashtë, e sidomos për dashurinë. Ndodh që të famshmit shpesh të mburren me aftësitë apo ndodhitë e tyre të dashurisë.
Kështu, këngëtarja Cher kishte zbuluar se gjatë viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, ishte në lidhje intime me Tom Cruise, ku atë e kishte radhitur në top-dashnorët e tij. “Ishte shumë nxehtë dhe ashpër, pa marrë parasysh se ka zgjatur vetëm disa sekonda, shkruan Zëri.
Ai është i shkëlqyeshëm”, kishte deklaruar ajo. Angelina Jolie njihet për romancat e saj të shumta, për të cilat nuk ka ngurruar të flasë publikisht, por këtë nuk e ka bërë pasi është martuar me Brad-in. Por kohë më parë gjatë një interviste, ajo ka deklaruar se seksin më të mirë e ka pikërisht me Brad-in, ndërsa sfida e posaçme ishte seksi gjatë shtatzënisë.
“Shtatzënia është një gjë e mrekullueshme për jetën seksuale. Ju bën më kreative, prandaj seksi bëhet më argëtues”, kishte deklaruar ajo. Këngëtari i njohur John Mayer i cili ka qenë në lidhje me bukuroshe të shumta, ka zbuluar se seksi më argëtues ka qenë ai me këngëtaren dhe aktoren Jessica Simpson.
Ata ishin në lidhje gjatë vitit 2006, ndërsa kohë më parë ka zbuluar se seksi mes tyre ishte një çmenduri. “Ky ishte një cirk seksual. Edhe po të kërkonte ajo 10 mijë dollarë për seks, do të shisja të gjitha gjësendet e mia dhe do të vazhdoja të bëja seks me të”, ka zbuluar John. George Clooney tashmë është njeri i martuar, por ende konsiderohet si një sharmant i madh. Falë sharmit dhe pamjes së bukur, ai ka zbuluar se virgjërinë e kishte humbur në moshën 16-vjeçe. “Oh Zot, kjo ishte një ndjenjë tepër e mirë”, ka deklaruar George, i cili vitin e kaluar është martuar me Amal Amaludin.
George Clooney tashmë është njeri i martuar, por ende konsiderohet si një sharmant i madh. Falë sharmit dhe pamjes së bukur, ai ka zbuluar se virgjërinë e kishte humbur në moshën 16-vjeçe. “Oh Zot, kjo ishte një ndjenjë tepër e mirë”, ka deklaruar George, i cili vitin e kaluar është martuar me Amal Amaludin