• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të izoluar nga bota/ “Tribuja” e fisit të ekonomistëve që u masakruan nga evropianët

by Java News
26/10/2019 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e fiseve të Tasmanisë e paguanin shtrenjtë faktin që u izoluan nga pjesa tjetër e botës, dhe mbetën prapa duke mos zhvilluar vegla të reja dhe duke harruar edhe njohuritë që kishin patur dikur.

Ne shekullin XIX, shumica e tyre u masakruan nga evropianët me teknologji më të përparuar.

Nëse “fisi” i ekonomistëve dhe politikanëve vazhdon në këtë rrugë regresive, rezultatet do të jenë gjithashtu katastrofike, jo vetëm për vetë “fisin”, por edhe për botën.

Në botën natyrore, qenia njerëzore dallohet për nga kompleksiteti i mjeteve, teknologjive dhe institucioneve që ka zhvilluar. Sipas antropologut Joseph Henrich, këtë sukses ia kemi borxh aftësisë sonë për të grumbulluar dhe transferuar informacione, nga njëri brez në tjetrin.

Por, ashtu si të qënit kaq të ndërlidhur, bën të mundur që “truri ynë kolektiv” të zgjerohet, nga ana tjetër izolimi mund ta shtyjë atë të tkurret. Ekonomistët duhet ta marrin parasysh këtë teori. Duke pasur parasysh se inovacioni dhe akumulimi janë procese socio-kulturore, popullsitë më të mëdha në numër dhe më të ndërlidhura, krijojnë mjete gjithnjë e më të sofistikuara.

Për të kuptuar sesi izolimi mund të ndërpresë dhe madje ta përmbysë këtë proces, thjesht merrni rastin e Tasmanisë. Rreth dymbëdhjetë mijë vjet më parë, ishulli u nda nga pjesa tjetër e Australisë kur shkrirja e akujve polarë përmbyti ngushticën e Bassit.

Zbulimet arkeologjike sugjerojnë që para kësaj ndarjeje, popullsitë e Tasmanisë dhe pjesës tjetër të Australisë zotëronin të njëjtat aftësi, siç ishte ajo e ndezjes së zjarreve, dhe të njëjtat teknologji, siç ishin bumerangët, shtizat dhe mjetet prej guri të lëmuar.

Megjithatë, kur evropianët mbërritën në Tasmani në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë, vendasit përdornin vetëm 24 nga mjetet më të thjeshta, që çdo popullsi njerëzore kishte zhvilluar në atë kohë. Jo vetëm që nuk ishin në gjendje të zhvillonin teknologji të reja, por kishin ndaluar përdorimin edhe të disave, që i kishin zotëruar më parë. Në pak gjenerata, izolimi gjeografik e kishte bërë të humbte një njohuri të rëndësishme kulturore.

Banorët e Tasmanisë nuk e kishin zgjedhur izolimin e tyre. Megjithatë, disa shoqëri dhe grupe sociale e zgjedhin atë. Dhe, ashtu si për Tasmanianët, kjo gjë ka efekte regresive, duke përfshirë humbjen e njohurive të së tashmes dhe aftësinë për të gjeneruar një aftësi të re.

E njëjta gjë mund të ndodhë me grupet profesionale dhe disiplinat akademike. Studiuesit e ekonomisë dhe politikanët janë një shembull tipik. Për dyzet vjet, ky “fis” ka qenë besnik i një dogme specifike. Megjithëse qëllimi i “tribusë” së ekonomistëve është të kuptojë funksionimin e shoqërisë dhe të ndjekë interesat e saj, ai është bërë gjithnjë e më i fokusuar tek vetja, dhe rezistent ndaj ndërveprimeve me të tjerët. Izolimi intelektual jo vetëm që e ka penguar të shkëmbejë dhe gjenerojë ide të ndryshme nga ato të ortodoksisë, por madje e ka shtyrë të refuzojë mjetet e përdorura me sukses në të kaluarën.

Shembulli më domethënës është politika fiskale: “tribuja” e ekonomistëve ka refuzuar në mënyrë të përsëritur ta konsiderojë atë një përgjigje të mundshme për kërkesën në stanjacion, si dhe rënien e investimeve private gjatë krizave ekonomike.

Ky qëndrim ishte i dukshëm duke filluar nga kriza financiare e vitit 2008, e cila duhej të ishte një ballafaqim i fortë me realitetin, por nuk arriti të shkundë ekonomistët dhe politikanët nga izolimi i tyre intelektual. Rezultati është që institucionet janë përqendruar pothuajse ekskluzivisht në politikat monetare, duke refuzuar të mbështeten në politikat fiskale.

Që prej vitit 2008, bankat qendrore të ekonomive të përparuara kanë shtypur më shumë se njëzet mijë miliardë dollarë, duke ulur normat e interesit. Për më tepër, politikat e lehtësimit të kredisë kanë rritur borxhin global me rreth 57 mijë miliardë dollarë, më shumë se trefishi i PBB-së globale.

Sigurisht, zgjedhja për t’u mbështetur në politikat monetare, më shumë se sa nga një injorancë e teorive ekonomike, buron nga aftësia e sektorit financiar për të ushtruar presion. Por sot edhe një pjesë e financës kërkon politika më dinamike fiskale.

Dhe ka të drejtë: rikuperimi, gjithmonë i dobët, ka të ngjarë të ndalë. Me normat e interesit ende në nivele të ulëta apo edhe negative në shumë vende, qeveritë kanë shumë pak mjete për t’iu përgjigjur një ngadalësimi ekonomik, apo një tjetër recesioni.

Megjithatë, ato refuzojnë të përdorin instrumente fiskale, dhe veçanërisht të rrisin shpenzimet publike, duke preferuar ende ulje të taksave, të cilat megjithatë nuk i japin hov rikthimit të rritjes ekonomike.

Në këtë kuptim, instrumentet në dispozicion të politikave ekonomike të vendeve janë zvogëluar, ashtu si ndodhi me veglat e Tasmanianëve. Situata aktuale pasqyron një mungesë njohurish për shumëzuesit Kejnesianë, të cilët duhet të orientojnë shpenzimet e qeverive gjatë krizave. Ky besim i verbër në disiplinën dhe konsolidimin fiskal, sot kërcënon stabilitetin e ekonomisë globale.

Banorët e Tasmanisë e paguanin shtrenjtë faktin që mbetën pas. Në shekullin XIX, shumica e tyre u masakruan nga evropianët me teknologji më të përparuar. Nëse “fisi” i ekonomistëve dhe politikanëve vazhdon në këtë rrugë regresive, rezultatet do të jenë gjithashtu katastrofike, jo vetëm për vetë “fisin”, por edhe për botën. Shoqëria jonë është ende në kohë për të shpëtuar veten, duke e shtyrë trurin e saj kolektiv të kapërcejë regresionin e ekonomistëve. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë sukses.

JAYATI GHOSH është ekonomiste indiane. Jep leksione në Universitetin “Javaharlal Nehru”, në Nju Delhi(bota.al)

Next Post
Balla i prerë me PD-në: Kodi Zgjedhor do të kalojë përmes Komisionit. Dolën hapur kundër detyrave të Bundestagut

Balla i prerë me PD-në: Kodi Zgjedhor do të kalojë përmes Komisionit. Dolën hapur kundër detyrave të Bundestagut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali mjedisor, vazhdon pastrimi në rezervuarin e Kasharajt! Janë hequr rreth gjysma e peshqve të ngordhur

Skandali mjedisor, vazhdon pastrimi në rezervuarin e Kasharajt! Janë hequr rreth gjysma e peshqve të ngordhur

October 3, 2026
Ekspozoi skandalin sportiv dhe denoncoi shkeljet e Manchester City, aktivisti kërcënohet me vdekje!

Ekspozoi skandalin sportiv dhe denoncoi shkeljet e Manchester City, aktivisti kërcënohet me vdekje!

October 3, 2026
“Territorialja”, Ndoka kritikon ashpër Berishën në takimin me aleatët: Dëgjesat me PS-në i kishe “muaj mjalti”, kurse ne na le në terr! Ishte gabim i madh

“Territorialja”, Ndoka kritikon ashpër Berishën në takimin me aleatët: Dëgjesat me PS-në i kishe “muaj mjalti”, kurse ne na le në terr! Ishte gabim i madh

October 3, 2026
EMRI/ Tentoi arratisjen i armatosur duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçari në Kurbin! Momenti kur shtrihet përtokë (VIDEO)

EMRI/ Tentoi arratisjen i armatosur duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçari në Kurbin! Momenti kur shtrihet përtokë (VIDEO)

October 3, 2026
Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

October 3, 2026
Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

October 3, 2026
“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

October 3, 2026
“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

October 3, 2026
U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com