Një mjeku i njohur në Itali thotë se koronavirusi është dobësuar, dhe këtë ai e shpjegon duke bërë një krahasim. Në fillim të pandemisë, Covid-19 ishte si një ‘tigër agresiv’, sot është bërë si një “mace e egër”, thotë mjeku.
Profesori Matteo Bassetti tha se ai është i bindur se virusi po ‘ndryshon në ashpërsinë e goditjes’ dhe pacientët që tani po i mbijetojnë infeksionit, po të ishin prekur më parë, mund të kishin humbur jetën.
Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, Covid-19 madje mund të zhdukej pa një vaksinë duke u zhdukur vetë, pretendoi ai.
Mjeku e ka thënë disa herë në muajt e fundit që pacientët me Covid-19 duket se janë shumë herë më mirë se sa ata që u prekën në fillimin e epidemisë në Itali.
Profesori Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një mutacioni gjenetik që virus ka pësuar, duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të trajtimeve të përmirësuara, ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen kaq shumë për shkak të distancës sociale.
Por shkencëtarët e tjerë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim në të kaluarën dhe thanë se nuk ka asnjë provë shkencore që virusi ka ndryshuar, apo ka pësuar mutacion.
g.kosovari