• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të huajt në Shqipëri për ‘turizëm’ mjekësor, 2 miqtë italianë kryejnë transplant flokësh: Çmimet më të lira në Tiranë se sa në Itali

by S T
28/09/2024 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveç turizmit, vendi ynë është kthyer në destinacion edhe për shërbime shëndetësore, kryesisht për ndërhyrjet dentare e estetike. Të tillë janë Vincenso dhe Antonio dy miq italianë që kanë zgjedhur Tiranën për të bërë transplant të flokëve, me vlerësimet për staf profesionist e çmime të arsyeshme. Edhe turizmi dentar po njeh rritje me 10-15% në vit.

Vincenzo Cupertino dhe Antonio Gregorio, të dy italianë dhe miq me njëri-tjetrin, prej ditësh ndodhen në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera që Shqipërinë e kanë vizituar për të shijuar bukuritë natyrore dhe për të pushuar, këtë herë i kanë besuar marrjen e shërbimit mjekësor.

“Kam ardhur për të kryer transplantin e flokëve këtu në Shqipëri. Në Itali flitet shumë për mbjelljen e flokëve në Tiranë. Kontrollova në disa klinika e vende të ndryshme edhe u besova specialistëve që janë këtu në Tiranë. Gjeta një klinikë, ku njerëzit ishin shumë të sjellshëm, dhe stafi profesionistë”, shprehet italiani Vincenzo Cupertino.

“Janë shumë profesionistë, dhe jam shumë i kënaqur. Para se të vija kisha pak dyshime edhe frikë, por tani do e zgjidhja sërish Shqipërinë”, thotë Antonio Gregorio.

Vincenzo dhe Antonio tregojnë për Report TV se përveç çmimit më të ulët se vendet fqinje, Shqipërinë e zgjodhën edhe për cilësinë e shërbimit.

“Çmimet këtu padyshim janë më konkurruese se në Itali, janë më të përshtatshme në krahasim me Italinë, por kjo s’do të thotë që shërbimi është më i keq, përkundrazi shërbimi është i një niveli shumë të lartë dhe padyshim që do ua sugjeroja të vijnë këtu në Shqipëri për kirurgji estetike. Para se të vija në Tiranë e të zgjidhja klinikën, bëra disa kërkime dhe në Turqi për shembull fillojnë nga 1900 euro, por këtu janë më lirë dhe me profesionistë”, thotë Cupertino.

“Çmimi këtu është më i ulët se në Itali, pavarësisht kësaj shërbimi është shumë i mirë”, vijon Gregorio.

Dy miqtë italianë janë mes mijërave të huajve që po e zgjedhin gjithnjë e më shumë vendin tonë për turizëm shëndetësor. Ndërhyrjet dentare renditen në vendin e parë, duke u pasuar me ato estetike.

“Jemi goxha elitar në pjesën e turizmit dentar. Ka një proces në rritje, ka një ndryshim. Gjatë muajit gusht numri i pacientëve të huaj ulet për shkak se ata preferojnë të bëjnë pushimet në këtë periudhë, dhe rritet numri i emigrantëve, ndërsa më pas ndodh e kundërta. Kjo rritje ka ardhur nga viti në vit me 10-15%”, thekson stomatologu Besnik Sadikaj.

Mjeku stomatolog Besnik Sadikaj tregon arsyet se përse të huajt zgjedhin Shqipërinë për këtë shërbim dentar, ndërsa na njeh edhe me grupmoshat që kërkojnë më shumë këtë shërbim.

“Shumë mendojnë se është çmimi, edhe unë e mendoj këtë, por ka ndikuar edhe një faktor tjetër. Në Shqipëri shërbimi merret më shpejt, punohet, shmanget pritja, ato burokracitë. Përgjithësisht vijnë pacientët mbi të 40, që kanë nevojë për punime potetike, vendosja e kapsulave, porcelaneve, etj. Këto janë shumë të kushtueshme edhe jashtë vendit. Le të themi që pacientët në Shqipëri e marrin shërbimin me rreth 40% apo 50% më pak sesa detyrohen ta marrin në një tjetër vend jashtë”, tha ai.

Për turizmin mjekësor në Shqipëri besnikë mbeten italianët, por vitet e fundit gjithnjë e më shumë janë amerikanët, gjermanët por edhe shtetasit britanikë./Shqiptarja.com

Next Post
Eliminimi i Nasrallahut, Biden: Vrau qindra amerikanë, mori fund terrori i tij prej 4 dekadash

Eliminimi i Nasrallahut, Biden: Vrau qindra amerikanë, mori fund terrori i tij prej 4 dekadash

TË FUNDIT

Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

Ministrja e Shëndetësisë: Marrëveshje me Italinë për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe epidemiologjike

February 16, 2026
Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali

February 16, 2026
Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

February 16, 2026
Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

February 16, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

Aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb “alarmon” Vuçiçin: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Washington për Bordin e Paqes, analisti: Goditje për opozitën, prej kohësh kanë thënë që nuk shkon dot

February 16, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti: Vendimet rrezikojnë të përmbysin historinë! Viktimat shpallen terroristë, agresorët viktima!

February 16, 2026
Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

February 16, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In