• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të huajt” në Olimpiadën botërore të Pekinit

by Java News
07/02/2022 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në terrenet e fshatrat e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, shihen kudo vullnetarë që kanë ardhur nga vende të ndryshme që me një pasion të veçantë ndihmojnë në mbarëvajtjen e tyre . Puna e rekruimit të vullnetarëve në mbarë globin për Olimpiadën Dimërore të Pekinit nisi në vitin 2019. Mbi 460 mijë veta u regjistruan gjatë vetëm katër ditëve. Kjo është një pasqyrë e konceptit të hapjes të Kinës në organizimin e Olimpiadës dhe gjithashtu dëshmon forcën tërheqëse të “Kinës së hapur”.

Qysh nga viti 2015, kur fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore 2022, Kina filloi të mësojë nga përvoja e organizimit të veprimtarive olimpike dimërore e vendeve të tjera dhe ka zbatuar konceptin e hapjes në tërë procesin e punëve përgatitore. Vitet e fundit, Komiteti Organizator i Olimpiadës Dimërore të Pekinit (BOCOG) ftoi 37 ekspertë të huajë dhe 207 teknikë të huaj profesionistë në punët përgatitore.

Bernhard Russi, kryetari i Komitetit të Skive Alpine pranë Federatës Ndërkombëtare të Skive, ishte i pari ekspert i huaj i ftuar për “Pekin 2022”. Gjatë 7 vjetëve ai, së bashku me grupin përgatitor, kërkuan pistat e përshtatshme në male, përcaktuan projektet e dizenjimit të objekteve, diskutuan për ndërtimin e teleferikëve dhe planifikuan transportin në zonat e konkurrimit. Russi ka dëshmuar tërë procesin e ndërtimit të Qendrës Kombëtare të Skive Alpine në malin Xiaohaituo të distriktit Yanqing në veri të Pekinit, që është nga objektet sportive me vështirësinë më të madhe të ndërtimit.

Jung Du Hwan është tjetër ekspert i ftuar nga Koreja e Jugut. Në vitin 2018, pasi përfundoi Olimpiada Dimërore e Pyeongchang-ut, BOCOG shkoi në Korenë e Jugut për rekruimin e ekspertëve të huaj. Jung, që ka përvojë të pasur në menaxhimin e pistave të skive, paraqiti kërkesën menjëherë dhe kaloi me sukses provimuin. “Ushqej pasion për Olimpiadën, prandaj kam shumë dëshirë të merrem me punët përkatëse të Olimpiadës. Koncepti i hapjes i Olimpiadës Dimërore të Pekinit më dha një rast shumë të çmuar,” vë në dukje ai. Në një artikull të publikuar ditët e fundit, studiuesi pakistanez Shakeel Ahmad Ramay komentoi: “Për të siguruar hapjen e gjithanshme, Kina ka krijuar një kornizë krejt të re, që e gjithë bashkësia ndërkombëtare të ketë mundësi të marrë pjesë bashkërisht.”

Olimpiada Dimërore është bërë edhe nxitëse e hapjes së mëtejshme të Kinës. Sipas Planit të Sporteve Dimërore (2016-2025), deri në vitin 2025, industria e sporteve dimërore e Kinës do të arrijë një vëllim prej 1 trilion juanësh. Duke shfrytëzuar Olimpiadën Dimërore të Pekinit, shumë kompani të huaja po “hipin në trenin e shpejtë” të zhvillimit të sporteve dimërore në Kinë.

Në qytetin Zhangjiakou, një nga zonat e konkurrimit të Olimpiadës Dimërore 2022, deri në fund të vitit 2021 u nënshkruan 54 projekte për kërkim-zhvillimin e pajisjeve të sporteve dimërore. Kompania franceze e teleferikëve MND, simotra e saj zvicerane BMF, prodhuesi italian i borës artificiale “TechnoAlpin”, etj., kanë investuar në Zhangjiakou dhe kanë nisur prodhimin.

Olimpiada Dimërore e Pekinit ka sjellë raste të shumta zhvillimi edhe për industrinë botërore të sporteve dimërore. Lidhur me këtë, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach vlerësoi se Olimpiada Dimërore e Pekinit do t’i japë botës trashëgimi të pasura. P.sh., falë kësaj veprimtarie olimpike, mbi 300 milionë kinezë po marrin pjesë në sportet dimërore dhe kjo shënon një epokë të re në sportet dimërore globale.

Olimpiada Dimërore e Pekinit është jo vetëm një veprimtari e madhe sportive, por edhe një platformë e shkëmbimeve ndërmjet kulturave e qytetërimeve. Ajo pasqyron jo vetëm vendosmërinë dhe përpjekjet e Kinës për të “përqafuar” botën, por edhe për të ecur, ashtu siç thuhet në moton e “Pekin 2022”: “Së bashku për të ardhmen!” me botën.
Next Post
Banesat e shembura tek “5 Maji”/ Rama-qytetarëve: Kush s’del me hir del me pahir. Askush s’nxirret nga shtëpia pa zgjidhje

Banesat e shembura tek “5 Maji”/ Rama-qytetarëve: Kush s'del me hir del me pahir. Askush s'nxirret nga shtëpia pa zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In