• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të huajt në IT pa viza në Shqipëri, mund të qëndrojnë një vit dhe të aplikojnë për leje unike

by Java News
09/07/2023 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të huajt që punojnë në një kompani në fushën e teknologjisë së informacionit do mund të hynë në Shqipëri pa vizë. Një vendim i Këshillit të Ministrave përcakton se ata mund të qëndrojnë në vend deri në një vit dhe gjatë kësaj periudhe mund të aplikojnë për t’u pajisur me leje unike e cila kryhet “online”.

Për eksperten e teknologjisë Hatixhe Bilibashi vendimi i qeverisë i shërben vendit, veçanërisht në disa prej nënfushave të teknologjisë së informacionit.

“Kemi “Internet of Things”, kemi Inteligjencën Artificiale dhe më e rëndësishmja është eksperienca që na vjen në Cyber Security. Kjo si garanci për bizneset që po zhvillohen në kuadër të digjitalizimit”, tha ekspertja e IT, Hatixhe Bilibashi.

Në përpjekje për të tërhequr më shumë të huaj qeveria po ofron lehtësi si vizat elektronike për të ashtuquajturit “nomadë digjitalë” dhe mundësinë për të mos paguar tatim mbi të ardhurat për qëndrim deri në 12 muaj.

“Nomadët digjitalë janë e ardhmja. dhe një potencial i madh për Shqipërinë. Të gjithë këta të rinj që mund të jenë të punësuar në kompani të huaja ose të punojnë si “freelance”, mund ta shohin Shqipërinë si vend potencial për të zhvilluar aktivitetin e tyre duke i sjellë zhvillim ekonomisë së vendit”, shtoi Bilibashi.

Heqja e vizave për të huajt e punësuar në fushën e teknologjisë është pjesë e “Agjendës Digjitale 2022-2026”, të hartuar nga Qeveria e Shqipërisë e cila  synon të popullarizojë punën pa barriera. Në dokumentin qeveria zotohet të garantojë akomodimin e nomadëve digjital dhe internet me shpejtësi deri në 5G./m.j

Next Post
“Shkojnë në jug se e dinë që janë çunat e Londrës dhe Spanjës”/ Ronaldo ‘shpërthen’ ndaj vajzave: Kërkojnë dreka me karkaleca e dhoma 300…!

"Shkojnë në jug se e dinë që janë çunat e Londrës dhe Spanjës"/ Ronaldo 'shpërthen’ ndaj vajzave: Kërkojnë dreka me karkaleca e dhoma 300...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com