• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të heshturit e PS

by
27/04/2015 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka paqe në PS. Edhe në ditët e prologut të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, sherri i heshtur socialist ka dalë në sipërfaqe sërish me të njëjtën teknologji, por me personazhe të ndryshëm.

Kësaj rradhe është sërish Ben Blushi i cili botoi letrën e hapur të rradhës, në të cilën edhe pse nuk përmendej me emër, të gjitha shigjetat i drejtoheshin Edi Ramës. Kjo është një përpjekje për ta tërhequr Ramën në një debat, të cilin deri më tani ai e ka refuzuar. Duke e injoruar sikur nuk ka ndodhur asgjë apo dhe duke “sponsorizuar” zëra të veçantë brenda PS-së për ta kundërshtuar.

Ajo që vihet re është se ndonëse Blushi po artikulon akuza specifike, në to ai nuk është i vetëm. Ndarja që ai i bën me ironi të majtës në krenaristë e kanabistë, në fakt mund të shtohet dhe me një kategori tjetër: të heshturit. Janë ata që mendojnë njëlloj si ai, por që nuk flasin.

Çfarë e bën kompakt këtë grup, pa emra për momentin dhe natyrisht edhe të pastrukturuar, është fakti që pjestarët e tij janë të papërfaqësuar në qeverisje. Shumica e tyre vijnë nga PS-ja tradicionale. Sinjalet e para të kundërshtisë janë dhënë.

Ato presin gjithsesi një rezultat të paqartë në zgjedhjet lokale për t’u bërë së paku më të dukshme. E vetmja gjë që është e qartë, mbetet bindja se e majta, edhe kur kundërshtari është në gjunjë dhe i përgjumur, problemet e saj di t’i krijojë vetë mrekullisht.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Balla: Ndryshe nga Saliu, Blushi po hedh blozë mbi të gjithë PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com