• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të hënën vjen dërgesa e radhës nga Pfizer”/ Fico: Me apo pa mutacione të COVID shifrat e infektimeve janë të larta

by Java News
17/02/2021 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ka deklaruar në një intervistë në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi se nuk pretendohet që testi i shpejtë të zëvendësojë atë PCR por të kapë transmetueshmërinë e shpejtë të virusit. Ajo shtoi se pavarësisht futjes së testit të shpejtë numri i tamponëve PCR në ditë shkon në 1600, ndërsa u shpreh se me apo pa mutacione të COVID shifrat e infektimeve janë të larta.

“Kjo është një situatë dinamike e cila nuk thotë asgjë. Nga dita në ditë ka disa ndryshime. Është shumë e vështirë të thuash që brenda një jave si do ndryshojë kjo gjë. Megjithëse ka njerëz që e vuajnë sëmundjen, vështirësia është se sëmundja bën ciklin e vet dy javor. Shifrat janë këto që janë. Dita e sotme është e ngarkuar. Sistemi shëndetësor është mësuar me këto kriza të momentit. Ne e kemi kuptuar që javë të kësaj natyre kemi pasur në valën e parë dhe në valën e dytë. Duhet vëmendje për të trajtuar të gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë spitalore. Testimi i shpejtë ka një tjetër qëllim nga testimi me PCR. Njëri detekton proteinën ndërsa PCR detekton ADN e virusit, Testet e shpejta mbulojnë dy gjëra kryesore, të japin mundësinë të kuptosh infeksionin në popullatë dhe jo llojin e virusit. Ne nuk kemi detyrë vetëm të themi se cili virus është. Transmetueshërinë e lartë e kap më shpejt testi i shpejtë.

Ka një udhëzues për personelin mjekësor. Ne nuk pretendojmë që testi i shpejtë të zëvendësojë PCR. Ai na ka treguar rritjen e pozivitetit në popullatë. Ne kemi dërguar mostra në Angli duke u nisur nga disa kritere por asnjëherë testi i shpejtë nuk e ka zëvendësuar PCR. Numri i tamponëve në ditë shkon te 1600. Duhet të kuptojmë që testimi nuk është thjeshtë një fjalë por një mekanizëm i tërë që bazohet në element teknik të caktuar.

Ne kur kërkojmë për të bërë teste PCR edhe në qendra ku bëhet testi i shpejtë kemi disa kritere. Në rastet kur testet e shpejta janë negative me patjetër i bëhet edhe PCR. Me mutacion apo pa mutacion shifrat janë të larta. Konsideron faktin se qytetarëve nuk u është lënë barra për asnjë moment. Ne nuk na pëlqen që kur kemi të sëmurë të rëndë të diskutojmë një gjë të rëndësishme. Fakti që u mbush Durrësi, le të mbushet Durrësi se për këtë qëllim i kemi bërë gati spitalet”, u shpreh Fico.

Fico u shpreh se është herët për të folur për masa të reja pasi do të shikohet efekti i atyre që u bënë publike në datë 11. Drejtoresha e ISHP theksoi se të hënën do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer ndërsa një ngarkesë nga AstraZeneca pritet të mbërritur në dy javët e para të muajit Mars.

“Ne bashkë jemi mësuar që ndërhyrja për të marrë masat është të kuptojmë nëse i kemi respektuar masat. Masat vlerësohen në fragmente dy javore. Në datën 11 janë publikuar masat që kemi tani në fuqi që janë mësimi online, ora e re policore. Ne kemi thënë se pas dy javësh do të rivlerësohen. Ka dy grupime, ka njerëz që thonë ta mbyllim fare, ka dhe nga ata që thonë nuk duam ta mbyllim. Në mes tyre ka edhe një linjë shkencore, vëzhgohet situata. Lockdown ka vërtetuar që nuk ka qenë i suksesshëm pas momentit të parë. Momentin e parë i dha frymë sistemeve shëndetësore. Apeli ynë i përsëritur, institucionet monitoruese, bizneset po të bëhen të gjithë bashkë mund të ketë rezultat.

Ne fillojmë me bluza të bardha, por vaksinimi do të jetë i kombinuar. Ajo që ne dimë është që Pfizer na ka futur në kalendarin e vet. Do kemi një dërgesë tjetër ditën e hënë, AstraZeneca ka kushte më të mira të ruajtjes së vaksinës. Ne dimë atë që na vjen ditën e hënë. AstraZeneca ka folur për shpërndarje sipas një kalendari që ata vetë e kanë publikuar dhe bëhet fjalë për dy javët e para të marsit”, deklaroi Fico.

g.kosovari

Next Post
Basha takon kryeministrin slloven: Mora mbështetjen e tij për integrimin në BE

Basha takon kryeministrin slloven: Mora mbështetjen e tij për integrimin në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In