Është mbyllur takimi midis kryetarit të Partisë Dmoekratike Lulzim Basha dhe krerëve të kësaj force në rrethe. Mësohet se takimi është mbajtur në kuadër të aksionit opozitar kundër zgjedhes së Kryeprokurorit të përkohshëm.
Basha ka porositur krerët e degëve të angazhohen për protestën e së hënës para parlamentit.
Kjo është formna e zgjedhur nga opozita për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm duke e cilësuar një zgjidhje antikushtetutese.
Pas takimit me krerët e degëve, Basha ka mbledhur grupin parlamentar. Ai ka kërkuar nga deputetët angazhim të fortë për protestën.
News 24’, raporton se gjatë diskutimit me deputetet Basha mësohet të ketë thënë: “Narko qeveria merr në dorë prokurorinë. Nuk ka pasur akt të tillë antikushtetues. Kjo është një asgjësim totali i reformës në drejtësi. Të hënën tregojmë jemi apo jo opozitë fasadë. Kjo është shpallje lufte kundër demokracisë”./a.m.










