• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Të hënën fillojnë bisedimet teknike Prishtinë-Beograd në Bruksel

by Java News
18/03/2018 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bruksel të hënën do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kumtoi sot e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë serbe. Delegacionin e Beogradit do ta udhëheqë drejtori i Zyrës Marko Gjuriq, ndërsa, sipas komunikatës, është paraparë që tema të bisedimeve të jenë realizimi i marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e Komunave Serbe, energjetikën, urën që ndan Mitrovicën, lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të vendkalimeve administrative, transmeton Gazeta Express.

Krahas përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën dhe Zyrës për Punë Koordinative, në delegacionin e Beogradit do të ketë edhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve kompetente lidhur me temat përkatëse. Mbledhjet e dy ekipeve negociatore do të mbahen në godinën e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme.

Është paraparë që ky raund i bisedimeve të zgjasë deri më 21 mars. Dialogu i fundit i Prishtinës dhe Beogradit në nivel teknik, me ndërmjetësim të BE-së, u mbajt në fund të shkurtit, pas një pauze mbi njëvjeçare.

Udhëheqës i delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë është Avni Arifi, Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj. Ndërkohë, të premten e javës së ardhshme, në Bruksel, te Frederika Mogherini do të shkojnë Hashim Thaçi e Aleksander Vucic.

Veç energjisë e asociacionit, dy Presidentët pritet të flasin edhe lirinë e lëvizjes, IBM dhe urën e Ibrit, e cila vazhdon të mbetet e bllokuar.

Takimin e dy udhëheqësve shtetërorë e ka konfirmuar Zyra e Mogherinit.

Takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik dhe politik zhvillohet prej tetë vitesh. Janë arritur disa marrëveshje, përfshirë shuarjen e strukturave paralele të sigurisë, lirinë e lëvizjes, pranimin e dokumenteve etj. Mirëpo, shumica e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar në mesin e të cilave Asociacioni, Energjia etj.

Next Post
Moti/Pasojat e stuhisë së erës ishin të mëdha në bujqësi

Moti/Pasojat e stuhisë së erës ishin të mëdha në bujqësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In