• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të hënën ambasadorët zbresin tek grupet parlamentare, ja axhenda e takimeve me tri partitë

by Java News
08/05/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i SHBAve, Donald Lu, dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë do të marrin pjesë ditën e hënë në mbledhjen e grupeve parlamentare të tri partive për Reformën në Drejtësi.

Sipas axhendës së rakorduar me drejtuesit e këtyre grupeve, ambasadorët do ta nisin turin e takimeve me deputetët e Kuvendit në orën 13:00 me mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, që si zakonisht mblidhet në selinë e Partisë Socialiste.

Pas kësaj mbledhjeje, në orën 15:00 ata do të shkojnë në selinë e Partisë Demokratike, ku do të marrin pjesë në mbledhjen e deputetëve demokratë, e cila pritet të zgjasë për shkak të qëndrimeve jo të vendosura të tyre për draftin, edhe pse në parim janë shprehur se do ta votojnë Reformën në Drejtësi.

Pasi të kenë përfunduar me demokratët, dy ambasadorët që po udhëheqin lobimin politik për Reformën në Drejtësi do të marrin pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LSI-së në orën 17:00.

Kjo është hera e parë që ambasadorë të huaj marrin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare, ndërsa ekspertët e OPDAT-it dhe EURALIU-s kanë përgatitur draftin përfundimtar për Reformën në Drejtësi pas opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, shkruan Panorama. Fillimisht, ambasadorët kërkuan takim me grupet parlamentare ditën e premte, por për shkak të angazhimeve të deputetëve në zonat e tyre elektorale, takimet u shtynë për në fillim të javës së ardhshme. Vetë Ambasada Amerikane në Tiranë e konfirmoi këtë përmes një deklarate.

“Ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë rënë dakord me 3 grupet parlamentare që të takohen me secilin prej grupeve, në radhë, sipas numrit të deputetëve, PS, PD, LSI. Po punojmë për t’i organizuar takimet javën e ardhshme”, thuhej në njoftimin. Javanews/ a.k

Next Post

Dy vëllezër kërcënojnë me armë një person për motive të dobëta, njëri arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In