• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të hash një banane 6.2 milionë dollarë/ Bossi i kriptomonedhave konsumon “veprën e artit” që bëri bujë

by S T
29/11/2024 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipërmarrësi i kriptovalutave, Justin Sun, ka përmbushur zotimin që bëri pasi shpenzoi 6.2 milionë dollarë për të blerë një vepër arti, e cila konsistonte në një banane të ngjitur në mur, duke e konsumuar frutin.

34-vjeçari Sun, e ndau momentin me dhjetëra gazetarë dhe influencerë të pranishëm në një prej hoteleve më te kushtueshme të Hong Kongut, ku mbajti edhe një fjalim, duke e cilësuar veprën e artit si “ikonike”, ndërsa e krahasoi artin konceptual me kriptovalutat.

“Është shumë më e mirë se bananet e tjera,” tha Sun pasi kafshatës së parë “Është vërtet e shijshme.”

E titulluar “Komediani”, vepra konceptuale e krijuar nga artisti italian Maurizio Cattelan, u shit gjatë një ankandi në Nju Jork javën e kaluar. Mes shtatë pretendentëve për ta blerë këtë vepër, Sun bëri ofertën më të lartë.

Shfaqja për herë të parë e kësaj vepre gjatë një ekspozite në Miami Beach në 2019-ën shhkaktoi mjaft diskutime dhe ngriti dyshime nëse duhej konsideruar vepër arti ose jo.

Ndërkohë, më herët gjatë kësaj jave, Sun njoftoi një investim prej 30 milionë dollarësh në kompaninë e kriptomonedhave “Ëorld Liberty Financial”, një projekt që gëzon edhe mbështetjen e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump. Sipërmarrësi u akuzua në SHBA për shitjen e aksioneve të paregjistruara në SHBA në lidhje me projektin e tij të kriptovalutave, të njohur si projekti “Tron.” Çështja ndaj Sun vijon të jetë e hapur.

Sun deklaroi se kishte vendosur ta blinte veprën e artit vetëm pak kohë më parë, pasi kishte disa pyetje naive, si përshembull, nëse fruit ishte kalbur me kalimin e kohës dhe se si mund të vlerësohej si vepër.

Sipas mediave, banania ishte blerë për më pak se 1 dollar në një tezgë frutash në Manhattan, nga një shitës i quajtur Shah Alam, i cili punonte aty për 12 dollarë në orë. Pasi mësoi nga një reporter i “Neë York Times” se banania ishte rishitur si vepër arti për miliona dollar, shitësi 74-vjeçar u përlot. “Unë jam i varfër,” tha ai për gazetën amerikane, “Nuk i kam patur kurrë aq para; nuk i kam parë ndonjëherë me sy.”

Sun u zotua se do të blinte 100.000 banane nga tezga e Alam në Manhattan dhe shtoi se do t’i shpërndante ato në të gjithë botën si simbol “i lidhjes së bukur që ekziston mes artit dhe jetës së përditshme.

Next Post
500 policë të angazhuar/ Spanja operacion të gjerë kundër drogës, godet shqiptarët që trafikun 30 ton marijuanë

500 policë të angazhuar/ Spanja operacion të gjerë kundër drogës, godet shqiptarët që trafikun 30 ton marijuanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In