• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin”, kërkesa vjen nga 4 ministrat e vendeve të BE-së

by Java News
14/10/2019 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat e Jashtëm të katër vendeve anëtare të BE-së, kanë bërë thirrje për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Një vendim i Bashkimit Evropian për mundësinë e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vjen në një kohë kur vendet anëtare po përballen me sfida të shumta”, thuhet në letrën e bashkë-nënshkruar nga Tomas Petriçek, ministri i Jashtëm çek, Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm hungarez, Jacek Czaputowicz nga Polonia dhe Miroslav Lajçak, kryediplomat i Sllovakisë.

“Sidoqoftë, çështjet që ndodhën përpara (Brexit-i, migracioni, paqëndrueshmëria e vendeve fiqnje, dhe mandati i Komisionit të ri Evropian) nuk duhet të na shkëpusin nga ajo që mund të arrijmë, nëse i përmbahemi angazhimeve në rajon”, thuhet në letrën e tyre, të cilën e ka publikuar Politico.

Ministrat kujtojnë se perspektiva e anëtarësimit në BE u ishte premtuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e vitit 2003 në Selanik, vetëm disa muaj pasi negociatat e pranimit me dhjetë anëtarë të rinj të BE-së u nënshkruan në Athinë, shkruan Rel.

“Sot, 16 vjet pas Samitit të Selanikut, ne jemi të kënaqur të shohim se si zgjerimi i BE-së është dëshmuar të jetë një nga politikat më të suksesshme. Përparimi i bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë mbresëlënës. Ata kanë transformuar ekonomitë e tyre, gjyqësorin, administratën publike dhe sigurinë”, theksojnë kryediplomatët e katër vendeve të BE-së.

Në një takim ministrorë që do të mbahet në Luksemburg më 15 tetor, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së duhet të vendosin për hapjen ose jo të negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ky vendim duhet të konfirmohet më pas në një samit, i cili do të zhvillohet në 17-18 tetor në Bruksel.

Në mbledhjen e tyre në qershor, ministrat miratuan konkluzionet për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke premtuar se do të marrin një vendim “jo më vonë se tetori i vitit 2019”.

Franca dhe Hollanda janë ndër kundërshtarët kryesorë të hapjes së negociatave të pranimit. /l.m

Next Post

Fundi i Rudinës dhe opozita e “Hajdarve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com