• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të hapen bastet sportive”/ Fidel Ylli: Janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti

by Java News
24/10/2020 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballja midis Qeverisë dhe futbollit shqiptar ka arritur në një pikë kulmore, që si rezultat konkret ka patur bojkotin që po bllokon fillimin e kampionateve.

Sipas Fidel Yllit, Liga ka bërë mirë që ka pranuar të ulet në tavolinë, edhe pse kërkesat cilësohen si jorealiste.

“Jam njeri i sportit dhe nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit, por duhet një vit zero për futbollin dhe sportin shqiptar në përgjithësi. Kanë 30 vjet që vazhdojnë në të zezë, klubet e futbollit.  Në Kuvend i thamë që pas këtyre viteve, do iu japim edhe 2 vite të tjera për t’u regulluar dhe fiskalizuar. Këto kanë çuar një letër ku kanë kërkuar 10 vjet. Mendoj që nuk mund të bëhen kapërcime të kësaj natyre”, thotë ai për A2.

Futbolli është biznes serioz, që kërkon një organizim serioz. “Klubet duhet të kenë burime njerëzore, ekonomistë, juristë, fusha stërvitje personale, aty ku fitimet merren pas 10 vitesh. Këto gëzohen se dalin kampionë, kalojnë dy turne në Europë, dhe gëzohen me ato para. Presidentët kanë lënë lekët e bizneseve të tyre, më vjen keq për to”.

Ylli mendon se qasja e bojkotit e vijuar nga Liga Profesioniste nuk është ajo e duhura dhe se “kryeministrin nuk e mposhtin dot me bojkote, por gatishmëria e tij është që të zgjidhen 100% problemet e sportit”. Dhe shton, “Po femrat pse nuk luajnë, po kategoritë inferiore pse, po fëmijët? Çfarë lidhje kanë me bizneset?”.

Sipas tij, mbrapa bojkotit ndodhet edhe figura e presidentit të FSHF-së, Armando Duka. “Gjithë këtë lojë e bën Duka, nga një anë thotë i takon presidentëve të takohen me kryeministrin, nga ana tjetër thotë prisni ta takoj unë përpara”, thotë deputeti i PS-së. Sipas tij, vetë Liga nuk është pavarur siç duhet të ishte. ”Në Ballkan nuk ka Ligë, Ligë ka Anglia që e ka kuotuar në bursë. E ka Italia dhe Spanja, bëjnë miliarda nga shitja e lojtareve, nga të drejtat televizive, janë biznese fitimprurëse. Kurse këto tanët e kanë zyrën në Air Albania, buxhetin e kanë nga federata, politikat i bën Federata”.

Ylli është mbështetës i ligjit të sponsorizimit, por jo në mënyrën e konceptuar nga Liga. “Kemi nevojë për ligj sponsorizimi, sepse do të përfitojë i gjithë sporti. Por sponsorizimi nuk bëhet si duan këta, që donin të bënin një shtet paralel. Federata e Futbollit nuk mund të bëj politikat e gjithë sportit, do prisheshe e gjithë linja e buxhetit”. Edhe modeli kosovar i propozuar që sipas tij në fakt është marrë nga Bavarisë së pasur, është cituar në mënyrë të gabuar, “sepse 30%-shi i është referuar reklamave,  një marrëdhënieje të lirë midis biznesit dhe federatës. Me këtë ligj në Kosovë, ka patur deri më tani vetëm 900 mijë euro financime, pra është diçka që do kohën e vet”.

Por Kosova për Yllin është shembull i mirë, që ve në pah edhe mungesat strukturore të politikave ndaj sportit. “Pse një shtet i ri si Kosova ka një buxhet 11 milionë euro për sportin dhe ne e kemi 900 mijë euro? Kjo tregon që qeveria duhet të jetë më e vëmendshme, edhe pse ka filluar të jetë, pse jo të krijojë një ministri në vete”.

Ylli ka një propozim konkret. “Të hapen bastet sportive, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo”.

g.kosovari

Next Post
“Shfryhet” aksioni i OFL/ Pas makinës së blinduar, Gjykata i kthen Lul Berishës licencat e 1.2 mln litra naftë të ‘Rajan 2007’

“Shfryhet” aksioni i OFL/ Pas makinës së blinduar, Gjykata i kthen Lul Berishës licencat e 1.2 mln litra naftë të 'Rajan 2007'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com