• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë urojnë “Maqedoninë e Veriut”, merr fund një prej grindjeve më të vjetra në Ballkan

by Java News
12/01/2019 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë, mbrëmjen e së premtes, në drejtim të udhëheqësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë kanë mbërritur përgëzimet e përfaqësuesve më të lartë të shteteve apo organizatave botërore.

Urimin e parë, për votimin që ndryshoi emrin e fqinjit tonë bazuar në marrëveshjen e Prespës së nënshkruar me palën greke, e dhanë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, si dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn.

“Në emër të Bashkimit Europian, urojmë me gjithë zemër Kuvendin për hapin thelbësor drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Udhëheqësit politikë dhe qytetarët treguan vendosmëri që ta rrëmbejnë këtë mundësi historike, për zgjidhjen e një prej grindjeve më të vjetra në rajon, e në mënyrë vendimtare lëvizin drejt BE-së”, thanë zyrtarët e unionit.

Më tej uroi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili prej disa muajsh ka deklaruar se miratimi në Kuvend i ndryshimeve kushtetuese do t’i hapte rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën perëndimore.

“NATO e përkrah fuqishëm implementimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, që është kontribut i rëndësishëm për një rajon të qëndrueshëm dhe me prosperitet”, është shprehur Jens Stoltenberg.

Por, nuk munguan as reagimet nga Greqia, vendi kryesor me të cilin u arrit marrëveshja dhe që e pengonte prej dekadash në rrugën e integrimit euroatlantik, e që tashmë merr stafetën për të ratifikuar edhe ajo në Parlamentin helen të njëjtën marrëveshje, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

“Kryeministri Alexis Tsipras ka kontaktuar me kryeministrin Zoran Zaev. Kryeministri e ka uruar zotin Zaev për mbarimin e suksesshëm të procesit të rishikimit të Kushtetutës së Maqedonisë, bazuar në Marrëveshjen e Prespës”, thuhet nga zyra e kryeministrit grek.

Ndër urimet e tjera janë edhe ato të ambasadorit amerikan në Shkup, Jess Baily, Sekretarit të Jashtëm britanik Jeremy Hunt, ministrit të Jashtëm gjerman Heikko Maas, apo edhe Kancelarit austriak Sebastian Kurz.

Pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018, kur u nënshkrua “Marrëveshja e Prespës”, Kuvendi i Maqedonisë miratoi një ditë më parë ndryshimin e emrit të shtetit, duke miratuar 4 amendamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit. Kur ato të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”, e me këtë emër Maqedonisë i sigurohet anëtarësimi në NATO, sikurse edhe një datë bisedimesh me Bashkimin Europian./a.meta

Next Post
Janë tri ushqime që preferohen për stinën e dimrit

Janë tri ushqime që preferohen për stinën e dimrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In