• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë siç i do Edi Rama

by Mero Baze
30/10/2023 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Seanca që do niste “Revolucionin e Madh” për shpëtimin e Sali Berishës, mbaroi. Të kompleksuar nga ideja se të gjithë mendojnë se ata luftën e bëjnë për të mbrojtur Sali Berishën, gjithë protagonistët bënin sikur kishin nga një hall të vetin.

Sali Berisha ishte më i sinqerti. Ai kishte hallin e tij dhe sa herë merrte mikrofonin, në mendje i vinin vetëm troje ndërtimi. Dhe i turrej Edi Ramës sa lekë e ka blerë truallin e ndërtimit në Surrel apo gazetares së Carlo Bolinos duke e pyetur se sa lekë e kanë blerë truallin e redaksisë.

Duket qartë, se arrestimi i dhëndrit për punë trojesh, i ka shtuar dhe një sakatllëk tjetër, atë të idesë që gjithë të këqijat në këtë botë vijën nga trojet.

Madje për shkak të përfoljes së Frangaj për trojet, edhe Argitën sonte e ka hequr nga Klani dhe e ka çuar tek Grida, ngaqë ajo nuk është përfolur për troje, por për apartamente.

Gazmend Bardhi, i cili ju lut gjatë paradites së sotme Sali Berishës të mos vinte në seancë mbasdite, pasi dukej sikur luftonin për të, dhe u ndje i tradhtuar prej tij që ai erdhi. Dhe nga inati çdo fjalim e kishte vetëm me procedurën për marrjen e kreut të grupit parlamentar.

D.m.th halli i tij ishte pse Lindita njeh Lulin dhe jo atë kryetar grupi. Ai as u ndej fare për hallin e dhëndrit, që është në burg, apo vjehrrit që është në derë të burgut. U mor me hallin e tij. Madje nuk doli nga as rrethi që i vizatoi ai deputeti i Elbasanit.

Monika Kryemadhi, e kishte me prokurorët. Dhe nuk ka faj. Siç po shkon puna, asaj mund t’i thërrasin dhe rojen e shtëpisë në SPAK. Dhe meqë nuk pa ndonjë keqardhje në sytë e reporterëve ndërsa fliste për hallet e saj dhe Ilir Metës me SPAK, ua përplasi në fytyrë reporterëve, se SPAK mund të thërrasë dhe dashnore apo dashnorë gazetarësh (nuk di të jetë bërë vepër penale seksi mes gazetarëve.)

Flamur Noka po ashtu bëri atë që di të bëjë gjithmonë, të çuditet si ka njerëz që shajnë Doktorin në Kuvend dhe të shkoj t’u mbyllë mikrofonin duke u marrë kartat. E çmend ideja se si nuk e kuptojnë që Doktori nuk mund të shahet.

Edi Paloka ka 20 vjet po ashtu që i ka mbushur mendjen vetes se mund ta mbrojë Doktorin duke qëlluar ndonjërin me grusht, por deri më sot vetëm një herë e kanë qëlluar dhe s’ka qëlluar asnjëherë.

Madje sot e turpëroi një devolli, i cili sulmoi deputetin Vullnet Sina, i cili ishte në kulmin e një fjalimi për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me kufizime mendore dhe për një moment, u duk sikur atij deputetit nuk i pëlqeu fjalimi se ishte për të.

Në fund ikën të gjithë të kënaqur. Berisha i kënaqur që detyroi deputetët e opozitës të silleshin si qen gjahu të tij në seancën e parlamentit, Monika e kënaqur që ua përplasi në sy gazetarëve që kanë të dashura apo të dashur, dhe Edi Rama natyrisht dhe më i kënaqur duke u treguar shqiptarëve kë ka përballë.

Tani puna është se ata u kthyen në shtëpitë e tyre, Jamarbëri është në qeli, ndërsa Berisha është dorëzuar më në fund dhe ka pranuar autoritetin e SPAK duke ankimuar vendimin ndaj tij. Të tjerat janë teatër deri ditën e gjyqit.

Next Post
Putinin e sheh si President të tij/ Mali i Zi zgjedh kreun e ri të Parlamentit, çfarë ka paralajmëruar ai për Kosovën

Putinin e sheh si President të tij/ Mali i Zi zgjedh kreun e ri të Parlamentit, çfarë ka paralajmëruar ai për Kosovën

Comments 1

  1. Gjeneral Janullatos + musulmani Beleris nga Progonati + e pa puna Koqendina + Mitsotakis + Dhjaku i dhjerë Vangjel Dule = VORIO EPIR says:
    2 years ago

    Kjo është e bukura dhe e keqja e budallait, sepse kur lëshon pështymën përpjetë, harron që ajo (pështyma) i këthehet prapç e i bie mu në kokë.
    Kështu edhe shoki Sali Birisha, besniku i madh i partisë e i shokit Enver Hoxha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In