• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Të gjithë shkopinjte e Reformës në Drejtësi!

by Ben Andoni
04/12/2016 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

E fundit gjë, e cila mund të mendohej se mund të bëhej në realizimin e draftit të Reformës në Drejtësi, do të ishte përkthimi i dokumentit. Por, ja që ndodh, me një administratë të tillë, si ajo që është në Shqipëri dhe ajo e huaj që lidhet me vendin tonë. PD-ja, që ka ‘konstatuar’ gabimin e ka bërë menjëherë prezent, duke u ngrohur pastaj thjesht me cinizmin e vet.

Mëtohet se janë plot 14 nene të Vetting-ut dhe tre nene të Kushtetutës, sipas tyre, që kanë ndryshime, të cilat modifikojnë hapur kuptimin bazik dhe vetë veprimin e ligjit. Vetë EURALIUS, i akuzuari kryesor, e shkarkoi përgjegjësinë, duke ia kaluar fajin e përkthimit anglisht palës shqiptare dhe u vu para përgjegjësisë vetë institucioni i Gjykatës Kushtetuese.

Opozita, po ashtu, ia ka veshur dendur fajin institucioneve të huaja në vend. E vetmja e vërtetë në të gjithë këtë histori duket se është fakti që  institucionet e huaja kanë qenë realisht të përfshira pak më shumë sesa duhet në të gjithë procesin. Kjo ka bërë, duke cituar një nga ish funksionarët e lartë të Drejtësisë, Hazizaj që palët të mos bëjnë propozimet e duhura në paketën e Reformës në Drejtësi. Prej kohësh, personalitete të ndryshme kanë nënvizuar me të drejtë shqetësimin e madh se Reforma nuk i përshtatej fare karakterit shqiptar.

Në këtë hulli duket se kanë përfituar si zakonisht gjyqtarët, subjekti i Drejtësisë shqiptare, më i përfolur, që po e pengojnë me të gjithë kleçkat. Më e keqja akoma, për një Reformë kaq të domosdoshme për shqiptarët, ishte se të huajt nuk arritën t’i puqnin palët dhe të ndihnin arritjen e një marrëveshje që palët politike të mos sillnin pengesa.

Ndaj të duket se të gjithë palët, qoftë politike, të gjyqësorit, duke vazhduar deri te administrata, nuk janë aq të interesuar për Reformën sesa më shumë për interesat e tyre meskine. Të mendosh se Reforma në Drejtësi është një nga kriteret kryesore për hapjen e negociatave e kupton sepse palët po mundohen ta vështirësojnë sa më shumë reformën, në mënyrë që të ruajnë këtë status quo, që u intereson aq shumë.

Shqipëria ka vite e vite dhe disa herë ka qenë gati duke e shtyrë derën që e ndalon për hapjen e negociatave. Për arsye të ndryshme, por që gjithnjë kanë qenë të brendshme, ajo derë nuk është hapur. Paçka se kushtet nuk janë përmbushur, shqiptarët kanë nevojë për një sens ndihme, për t’i bindur se Evropa nuk është utopi. Paçka se zhvillimet e sotme evropiane po e kthejnë disi në nulitet idenë e zgjerimit, për vende si Shqipëria BE-ja përbën një ndihmë thelbësore për ndryshimin e kësaj gjendje.

Gjithsesi hapja e negociatave, megjithëse parashikohet se do të jetë e kushtëzuar, do të shërbejë disi edhe si një frenues ndaj një lloj arrogance jo të vogël të qeverisë Rama, e cila me mungesën e një opozitë konstruktive, mezi po e lëviz vendin në zhvillimet e duhura dhe vështirësitë e Reformës po ia mvesh vetëm opozitës. Me pak fjalë, palët duhet t’i lenë shkopinjtë nën rrotat e integrimit shqiptar dhe të ndijnë me sa më shumë konstruktivitet Reformën në Drejtësi. E kërkon koha, e kërkon zhvillimi i vendit, që po pengohet nga vetë shqiptarët, që përjetësisht e kanë penguar vendin e tyre të eci në kahun e duhur. (Javanews)

 

Next Post
“E vrava se më denoncoi për dhunë”/ Rrëfimi i fierakut që hodhi gruan nga kati i katërt

“E vrava se më denoncoi për dhunë”/ Rrëfimi i fierakut që hodhi gruan nga kati i katërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com