• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë së bashku po dështojmë të edukojmë me ndjenjën e detyrës e përgjegjësisë, fëmijët tanë!

by Denisa Daka
03/08/2019 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Av. Denisa Daka

Më dhemb çdo ditë teksa shoh të rinj të vrasin kohën pa limit në kafene a bare kudo rrotull, pa u angazhuar e pa marrë asnjë përgjegjësi.

Kotësia e zbrazëtia e orëve bosh po vret çdo ditë secilin prej tyre, fëmijët e mijë gjithashtu.

Një mike nga Franca teksa bënim një copë rrugë së bashku para pak ditësh e shihte  jo pa habi e keqardhje kafenetë plot me të rinj, me shumë kujdes më tha:.. edhe unë djalin e kam adoleshent, 15 vjeç do të jetë për pak ditë, por mundohem ta angazhoj në çdo rast që të mos vrasë ditët në këtë mënyrë e të jetë i dobishëm përveçse. Një muaj gjatë verës ai dhe bashkëmoshatarët e tij, angazhohen doemos duke kryer një punë vullnetare për komunitetin, ndërsa kontribuon çdo ditë dhe në familje…Kudo në spitale, shtëpi pleqsh, supermarkete, biblioteka në Francë e jo vetëm, gjen të rinj të kësaj moshe që kontribuojnë në mënyra të ndryshme kudo..Prindërit e tyre gjithashtu rreken ditë pas dite t’u gjejnë mundësi fëmijëve të angazhohen në këto forma, duke dashur t’u japin disa mësime njëherësh me këtë akt qytetarie e përgjegjësie.

Mësim i vyer padyshim..

U ndjeva ligsht teksa mendoja se unë e para kisha dështuar të përfshija fëmijët e mij të angazhoheshin diku, për të mirën e tyre posaçërisht, shumë mike të mijat gjithashtu.

LEXO DHE :  Ja çfarë e acaron Meghan Markle, kur shikon fotot e saj në Internet!

E tërë shoqëria jonë po dështon të edukojë siç duhet këtë brez të rinjsh..

Angazhimi e përgjegjësia, do të kish impakt të drejtpërdrejtë në jetët e tyre e do të përkthehej në më pak vrasje, dhunë e kotësi posaçërisht e pas kësaj do të fitonin të gjitha palët me siguri.

Fëmijët tanë do të mësonin vlerën e punës së pari duke vlerësuar sakaq shijen e mirë të djersës së tyre, duke vlerësuar sakaq se asgjë në jetë nuk është dhuratë por fitohet me shumë mund, mësim i vyer ky të cilin nuk e zëvendësojnë dhjetëra predikime në radhë.

Politikat e dështuara arsimore gjithashtu, të cilat duhet të orientonin doemos të tilla modele, po vrasin çdo vlerë e shpresë këtu ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për gjithë këtë, si askund tjetër..

Teksa specialistët e fushës nuk përfshihen askund e asnjë sugjerim i secilit prej nesh jo veç për këtë problem nuk dëgjohet në asnjë rast, ne do të vijojmë të kemi e të jetojmë të njëjtën situatë të pashpresë, fëmijët tanë posaçërisht./dritare.net

Next Post
Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit për tërmetet në 2019: Vdekje dhe tmerre

Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit për tërmetet në 2019: Vdekje dhe tmerre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com