• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë prokurorët e Berishës!

by Mero Baze
17/12/2017 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë raportin më të keq në histori në raport me institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nga gjashtë Prokurorë të Përgjithshëm që ka pasur Shqipëria që nga viti 1992, pesë janë emëruar me dëshirën e Sali Berishës dhe vetëm dy prej tyre e kanë mbyllur mandatin pa hyrë në konflikt me të, Alush Dragoshi që firmoste letrat që ky ja bënte gati në zyrë, dhe Adriatik Llalla që nuk firmoste asnjë letër se flinte në zyrë.

Prokurori i parë i Përgjithshëm, Maks Haxhia i emëruar nga PD në prill të vitit 1992, u shkarkua në shtator, pa mbushur ende gjashtë muaj në detyrë, pasi u konfliktua me Berishën për çështje thuajse ordinere, që tregonte se Berisha donte të kishte nën kontroll gjithçka.

Pas tij u emërua Alush Dragoshi, një figurë periferike e drejtësisë, që u përpoq të fshihte dhe portretin fizik nga shtypi, për t’u thënë të gjithëve që nuk ezgistonte. Ai firmosi arrestimet politike të viteve 1992-1997 dhe u harrua.

Arben Rakipi që pasoi atë, pas ardhjes së socialistëve në pushtet, u largua në janar të vitit 2002, pas një marrëveshjeje të fshehtë Berisha-Meta, duke justifikuar kështu kthimin e Berishës në Parlament, dhe heqjen e frikës për Ilir Metën, që po ikte nga Kryeministër, dhe dyshonte se mund të përfundonte para drejtësisë nga hakmarrja e Fatos Nanos.

Berisha dha pas kësaj pëlqimin për Dhori Sollakun si Kryeprokuror konsesual. Me ardhjen në pushtet në vitin 2005, ai i kërkoi Sollakut dorëheqje pa shpjegim, thjeshtë për të pasur nën kontroll institucionin e Kryeprokurorit. Sollaku nuk pranoi dhe nga viti 2005 deri në 2007, ai përballoi një betejë thuajse të përditshme politike, shtetërore dhe psikologjike të Berishës për ta frikësuar dhe larguar nga detyra. Presidenti Moisu i qëndroi në krah dhe nuk dekretoi vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij, por atë e firmosi më pas Presidenti Topi.

Ina Rama që pasoi Sollakun e zgjedhur vetëm me votat e Berishës u vlerësua ditën e parë të zgjedhjes si “Silvia Konti” e drejtësisë shqiptare, për të përfunduar si “Lavirja Konti” e Bulevaradit. Ajo në të vërtetë arriti të bëhet prokurorja më e guximshme që kemi pasur deri më sot. Pas Sollakut që çoi në Gjykatë Lulzim Bashën, ajo çoi në gjykatë Fatmir Mediun dhe Ilir Metën dhe përballoi një presion të pashembullt nga Sali Berisha në hetimin e çështjes së Gërdecit ku ishin gjurmët e të birit, në çështjen e Damir Fazlliçit, ku ishin gjurmët e pastrimit të parave të së bijës, Ilir Metës dhe “21 janarit”. Ajo është prokurorja më e denigruar publikisht nga Berisha duke u quajtur “Lavire bulevardi”, duke u akzuar për puçiste dhe duke përdorur ndaj saj gjithë arsenalin e fyerjeve dhe sulmeve denigruese që ndonjë grua në pushtet ka pësuar ndonjëherë në Shqipëri. Persekutimi i saj vazhdoi dhe pasi iku nga detyra.

Sali Berisha dhe Bujar Nishani penguan emërimin e saj në Gjykatën e Apelit, siç e kërkon ligji për Kryeprokurorin, pas ikjes nga detyra, ndërsa konfikti i saj i vjetër me Ilir Metën e la dhe pa detyra të tjera në qeverinë Rama-Meta.

Pasuesi i saj Adriatik Llalla, ishte përsëri zgjedhje e Sali Berishës dhe djalit të tij. I lidhur ngushtë me një prej partnerëve në biznese të djalit të Berishës, me transakione pronash dhe lokalesh, Llalla u zgjodh si garant për të mbyllur dosjen e nxehtë të “21 janarit”, që kërkon kokën e Berishës dhe Lulzim Bashës dhe për të qenë njeriu i tyre në krye të akuzës.

Por ndryshe nga çfarë prisnin edhe mbështetësit e tij, Llalla, ishte vetëm mbyllës dosjesh. Ai në mandatin e tij pesë vjeçar, i përngjau më shumë një pajtuesi gjaqesh se sa një Kryeprokurori. Përveç paralajmërimeve të tij qesharake për arrestime të mëdha çdo vjeshtë, ai “mbeti në vjeshtë”, si Kryeprokuror duke mos kaluar dot asnjë provim për t’u bërë i tillë.

Vitin e fundit ai pati probleme të forta dhe me qeverinë e SHBA, për shkak të heqjes së vizës për të dhe gruan e tij nga SHBA. Gruaja e tij, u largua familjarisht në Gjermani dhe prej andej në SHBA, ku lindi një fëmijë ndërkohë që ishte vizitore me vizë me diplomatike. Shërbimet amerikane që ndiqnin udhëtimin e saj nga Tirana në Gjermani e më pas në SHBA, alarmuan Departamentin e Shtetit pas lindjes së fëmijës atje në një spital privat të shtrenjtë, i ndaluan asaj hyrjen në SHBA dhe anuluan vizën e Kryeprokurorit, nën akuzën se kanë keqpërdorur vizat diplomatike për hyrje në SHBA për qëllime private dhe biznesi.

Kjo i acaroi skajshëm raportet e tij me ambasadorin Lu, dhe fuqizoi raportet e tij me presidentin e vendit Ilir Meta. Në një intervistë të tij në Tv Klan, Llalla ja ktheu nderin Presidentit, duke deklaruar se ambasadori i SHBA i ka kërkuar arrestimin e një politikani të lartë, duke mos përgënjeshtruar pastaj “zbardhjen” e intervistës nga shtypi, ku thuhej se ishte fjala për Ilir Metën.

Kryeprokurori i përkoshëm që zgjidhet nesër, ndryshe nga pesë të tjerët, deri më sot, është pa konsesusin e Sali Berishës. Kjo është e vetmja arsye për të cilën opozita është të hënën në protestë. Por lajmi i mirë është se pasnesër, Kryeprokurori do të jetë në zyrë.

Next Post
Policia detaje për pronat e Balilit: U sekuestruan 30 mijë m2 truall, 36 apartamente

"Pasuritë janë të Bashkimit", Balilajt apelojnë vendimin e sekuestros

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

August 9, 2026
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

August 9, 2026
Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

August 9, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Censura e institucioneve ushqen kancerin e lajmeve të rreme (dhe Besa duhet të vlejë edhe për mediat)

August 9, 2026
7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

August 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë tregon fitorja e Edlirës

August 9, 2026
“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

August 9, 2026
Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

August 9, 2026
Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

August 9, 2026
Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com